26-04-2024

Kurti pret që BERZH-i të ndihmojë në ndërtimin e lidhjes Prizren-Tetovë

Në Samitin në Londër, i cili është organizuar nga BERZH-i për investime në Ballkanin Perëndimor, kryeministri Albin Kurti, ka treguar pse duhet bërë investime në Kosovë dhe pse duhet BERZH-i duhet të ndajë para për Kosovën.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë veçantë për infrastrukturë hekurudhore e cila do të mundësojë lidhjen më të mirë me shtetet fqinje, transmeton Reporteri.net.

Ai ka deklaruar se Qeveria të cilën ai e udhëheqë mund të bëjnë gjëra që nuk janë bërë në të kaluarën.

Kurti thekson se ndër të tjera do të fokusohen në lidhjen në mes të Prizrenit dhe Tetovës dhe për këtë gjë pret ndihmën nga BERZH.

Po ashtu, thotë se do të punojnë shumë për funksionalizmin e hekurudhave nga jugu në veri, përkatësisht nga Hani i Elezit në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut tek Leshaku në pikën kufitare me Serbinë.

Samiti që po mbahet në Londër ka për qëllim investimet për Ballkanin Perëndimor nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)

Derisa ka folur për pritoritetet e qeverisjes së tij, Kurti i ka kërkuar BERZH-it të bashkëpunojë me të për rritjen ekonomike të Kosovës, pasi që BERZH-i është më e mira që mund të marrim.

Kryeministri ka thënë në Londër se në tre javët e para të tij në krye të Qeverisë sheh entuziasëm te qytetarët dhe se dëshiron që këtë entuziazëm ta transmetojë në punë, përmes investimeve./Reporteri/

Asnjë koment

Comments are closed.