Në kontekstin e shënimit të festave të Nëntorit, nesër ( e diel) në Qendrën Kulturore “Reshat Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, do të bëhet zbulimi i bustit të këtij dëshmori, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Manifestimi do të mbahet në orën 11:00, në organizim të përbashkët të Qendrës Kulturore në Gjonaj, që mban emrin e dëshmorit […]
Anëtarët e KDTP-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit kanë kërkuar që ish-drejtori i Financave, Ertan Simitçi, të kthehet në vendin e tij të punës. Këtë kërkesë e ka paraqitur edhe publikisht zëvendëskryesuesi i KK-së, që vjen nga radhët e partisë turke, Sencar Karamuço, gjatë seancës së fundit të organit më të lartë vendimmarrës lokal, […]
Drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka thënë se traditën e bujarisë së shqiptarëve duket se po e ndjekin edhe brezat e rinj. Kastrati, në “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka thënë se është për t’u vlerësuar pasi shumica e donatorëve te shoqata e drejtuar nga ai janë të rinj në […]
Paralajmërimet e bëra në pranverë, se më së voni deri më 28 nëntor të këtij viti, në Kryeqytetin Historik të Kosovës, në Prizren do vihet gurthemeli i Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, vazhdojnë të mbeten dilemë. Tashmë kur ka mbetur një javë, deri në datën që përkon me disa ngjarje madhore të historisë kombëtare, në Prizren […]
Drejtoria e Inspektorateve në Prizren, sot ka filluar me rrënimin e objektit të vjetër të shkollës fillore “Ekrem Rexha” në fshatin Lubizhdë. “Ky objekt ka qenë i pashfrytëzuar që nga ndërtimi i objektit të ri shkollor që gjendet pranë. Vendimi për rrënimin e këtij objekti është marrë me qëllim për ta evituar rrezikun si shkak […]
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren-Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale. /GazetaePrizrenit.net/
Komuna e Prizrenit ka ndarë 30 mijë euro për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. Dekorimi përfshinë sheshet dhe unazën e qytetit Kështu është bërë e ditur në njoftimin për kontratë që ka publikuar Kuvendi Komunal i Prizrenit në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Në bazë të njoftimit të publikuar në […]
Një rast i uzurpimit të paligjshëm të pronës me kanosje ka ndodhur në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar.“Arrestimi është bërë për shkak të dyshimit se kishin kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar si dhe kishin uzurpuar pronën e tij”, tha ai. Të dyshuarit […]
Përfaqësues të degëve të PDK-së dhe të AAK-së në Prizren, të enjten, kanë akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prizrenit se pa konkurs ka dërguar në marrëdhënie pune një mësimdhënëse në njërën prej shkollave të qytetit. Ata kanë shprehur publikisht qëndrimin se pas lirimit të një vendi të punës në ShFMU “Emin Duraku”, nga […]
Një person është arrestuar për kanosje në Prizren. Sipas policisë, i dyshuari mashkull K/shqiptar, kishte kanosur viktimën mashkull K/shqiptar. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net