26-04-2024

Prizren

Ooops: Prizrenasi i pakënaqur me Evropën, bllokon minimaratonën (VIDEO)

Gjatë ditës së enjte, Parlamenti i Nxënësve në bashkëpunim me mësimdhënësit e edukatës fizike të gjimnazit “ Loyola”, kanë organizuar krosin humanitar nga Shtëpia e Bardhë deri tek hotel “ Theranda”. Por, në start të këtij krosi ka ndodhur një rast i pazakonshëm, pasi që në momentin e nisjes së vrapimit, një i moshuar ka […]

Vidhet një veturë me targa të huaja

Një veturë me tabela të huaja është vjedhur në Prizren. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Joni”. “Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se persona  të panjohur i kanë vjedhur veturën Golf 3 me targa zvicerane”, thuhet në raportin e Policisë. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin./GazetaePrizrenit.net/

Përplasje rreth lokacionit për shtatoren e Skënderbeut në Prizren

Një nga opsionet për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin historik të Prizrenit, ka filluar të nxisë reagime. Komuna e Prizrenit ka ngritur një komision, ndërsa këta të fundi, kanë rekomanduar që shtatorja e Skënderbeut të përurohet më 28 nëntor te hapësira e rrethit të transitit Prizren-Gjakovë, transmeton emisioni Express në KTV. […]

Përvjetorët pa shtatoren e komandant “Drinit”- Çlirimtarit të Prizrenit

Shkruan: Qazim Morina As ky përvjetor nuk ka ndryshuar nga të mëparshmit sa i përket ngritjes së shtatores për komandant “Drinin”. Monumenti edhe kësaj radhe mungoi. Ekrem Rexha ishte oficer i karrierës, komandant i UÇK-së, drejtues i Shkollës Ushtarake dhe Doktrinës së UÇK-së, ishte intelektual i vërtetë, magjistër i shkencave, kandidat për doktoratë në Universitetin […]

Aksidentohen dy vetura në Prizren (video)

Një aksident trafiku ka ndodhur në pasditen e së mërkurës, në Prizren. Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën, me ç’rast kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Tash për tash nuk dihet nëse ka të lënduar si rezultat i aksidentit. Gazeta Express ka siguruar pamje lëvizëse nga vendi i ngjarjes, ku shihet të ketë dalë menjëherë Policia […]

Një anë tjetër për komandant “Drinin”

Shtyhet sërish zgjedhja e rektorit të UPZ-së

Shtyhet sërish zgjedhja e rektorit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, transmeton Gazeta e Prizrenit. Bedri Muhadri, kryetari i Këshillit Drejtues,  konfirmoi se votimi nuk është kryer pasi  shumica e anëtarëve kanë udhëtuar zyrtarisht jashtë vendit. Ai ka thënë se kjo çështje është shtyrë për javën e ardhshme. Përpos Prof. Dr. Ismet Temajt, që aktualisht […]

Prositucioni, dy të arrestuar në Prizren

Dy persona, një mashkull i komunitetit boshnjak dhe një femër shqiptare janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale marrje me prostitucion. Rasti ka ndodhur në Prizren pasditen e djeshme. Sipas policisë, me aktvendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

19 vjet nga vrasja misterioze e Ekrem Rexhës-komandant “Drinit” (FOTO)

Sot mbushen 19 vjet nga vrasja e Ekrem Rexhës, i njohur si komandant “Drini”,  autorët e të cilës nuk janë mësuar kurrë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Komandant  Drini u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze,  në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor […]

13 të porsalindur në Prizren, një lindje gemellare

Në maternitetin e spitalit  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 12 raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 6 meshkuj 7 femra 3 lindje “cezariane”  (me operacion). Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është një lindje gemellare (binjak), ndërsa të posalindurit janë të gjinisë femërore./GazetaePrizrenit.net/