07-05-2024

Prizren

Nga pikëkalimi i Vërmicës ekstradohet një shtetas shqiptar

Policia kufitare e Kosovës (PKK) bazuar në një urdhëresë ndërkombëtare  në pikëkalimin e Vërmicës së Prizrenit ka ekstraduar një shtetas nga Shqipëria,  transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Sipas PKK-së rasti ka ndodhur dje. “Është raportuar se në bazë të urdhëresës ndërkombëtare lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e […]

Vrasja e ariut të Prizrenit, Agjencia Pyjore thotë se vendimi është keqinterpretuar

Nëpërmjet një reagimi për media, Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti ka thënë se vendimi i marrë për eliminimin e ariut në Prizren është keqinterpretuar në disa media, dhe se qëllimi i vendimit është marrë konform përgjegjësive dhe kompetencave ligjore që ka Inspektorati në përgjithësi dhe sektori i Gjuetisë në veçanti. Nga kjo […]

Toka dedikuar për varreza në Nashec të Prizrenit privatizohet nga AKP

Fshatrat Nashec dhe Grazhdanik në të ardhmen pritet të kenë vështirësi sa i përket hapësirave për varreza, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Një parcelë, pronë publike në sipërfaqe prej afro 3 hektarë, që ndodhet në trekëndëshin në mes të fshatrave Nashec-Grazhdanik dhe Atmaxhë, të cilën Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, në vitin 2017 sipas kërkesës së kuvendarit […]

Kërkohet anulimi i vendimit për vrasjen e ariut

Departamenti i Pylltarisë në Ministrinë e Bujqësisë, ka kërkuar nga ministrja Zhiviq, anulimin e vendimit për vrasjen e ariut të murrmë në Prizren. Ky departament, vendimin e Agjencisë Pyjore të Kosovës për vrasjen e ariut, e quan të jashtëligjshëm, përcjell lajmi.net. Konstatimi i Departamentit të Pylltarisë është se vendimi i nxjerrë i Agjencisë Pyjore të Kosovës […]

Përkujtohen 77 martirët e Korishës (FOTO)

Në 20-vjetorin e rënies së 77 martirëve të Korishës u kërkua drejtësi për të gjitha krimet në Kosovë të kryera nga shteti serb. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ndihet mirë që Kuvendi i Kosovës ka iniciuar rezolutën që kërkon dënimin e gjenocidit serb. “Kur je në Korishë, Kabash e rrethinë ndihesh i nderuar […]

Thaçi në Korishë: Nuk ka pajtim me Serbinë pa u zbardhë fati i të pagjeturve

Presidenti Hashim Thaçi ka marrë pjesë në tubimin kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë. Ai në fjalën e tij para të pranishmëve, e ka vlerësuar iniciativën e Kuvendit për krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, raporton KTV. Thaçi ka shtuar se nuk duan pajtim me Serbinë pa u zbardhur fati i […]

Bie nga skelet, lëndohet një prizrenas

Një person ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar në Prizren, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, që ka vlerësuar rastin si lëndim të rëndë ka ndodhur dje rreth orës 15:30. “Një mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga një lartësi derisa ishte duke i çmontuar disa skele”, thuhet në raportin e […]

20 vjet nga masakrimi i 77 martirëve në Korishë

Banorët e fshatit Korishë dhe të rrethinës sot përkujtojnë përvjetorin e 20-të të sakrificës dhe të dhembjes së madhe. 13 maj 1999 shënon datën kur gjatë fazës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, disa banorë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq humbën jetën, pasi ishin përdorur si mburojë e gjallë nga […]

Prizren: Ariu problematik, vjen eksperti kroat (VIDEO)

Është ftuar një ekspert kroat për t’u marrë me  çështjen e ariut problematik në rajonin e Prizrenit. E kundër vrasjes së tij janë deklaruar edhe ekspert kosovar të gjuetisë dhe shoqëria civile.

Maturantët e “Gjon Buzukut” të Prizrenit e bëjnë festë kthimin nga ekskursioni ( VIDEO )

Pas një qëndrimi gjashtë ditorë në ekskursionin tradicional që organizohet në  Shqipëri,  në përfundim të maturës, sot pasdite  maturantët e gjimnazit “Gjon Buzuku” janë kthyer në Prizren. Me të mbërritur në qytetin e tyre, ata kanë krijuar një atmosferë emocionale, të paharrueshme, duke vallëzuar me lodra në mjedise të parkingut të kompanisë “Atmaxha”, që edhe […]