05-07-2025

Prizren

Prizreni ndanë 12 mijë euro për furnizim me flamuj, lule dhe kurora për nevojat e komunës

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratë publike për furnizim me: flamuj, buqeta lulesh dhe kurora për nevojat e tyre. Kjo kontratë u nënshkrua dje me “OFFICE 1 KOSOVA”, e cila marrëveshje do të zgjas dymbëdhjetë muaj. Kontrata është bërë publike nga vet komuna, e cila tregon se për këtë furnizim janë ndarë 11.975.00 euro./Indeksonline/

Ditë e frytshme: Shumëfishohen lindjet në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 20 raste të lindjeve. Krahasuar me ditën paraprake, kur janë regjistruar vetëm dy raste,  kjo shënon jo vetëm shtimin për nëntë fish të të porsalindurve, por edhe një shifër që ka munguar prej ditësh në këtë qytet, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. […]

AAK në Prizren akuzon Komunën se favorizoi përfituesit financiarë në turizëm

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka reaguar pas shpalljes së listës së përfituesve përfituesve për mbështetje financiare në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik nga ana e Komunës së Prizrenit. Anëtari i saj në Kuvendin Komunal të Prizrenit,  Ilir Baldedaj, ka akuzuar pushtetin lokal se ka favorizuar njerëzit e afërt me zyrtarët. […]

Ja kush përfitoi mbështetje financiare në fushën e turizmit nga Komuna e Prizrenit

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka shpallur listën preliminare të 20 përfituesve për mbështetje financiare në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe përfshijnë aktivitete të realizuara në Komunën e Prizrenit. Në njoftimin e publikuar thuhet se paraprakisht ka pasur thirrje publike të organizatave jo-qeveritare të cilat janë të fokusuara. “Lista e përfituesve […]

18 të arrestuar për trafikim të armëve, aksioni edhe në Prizren

18 persona janë arrestuar nga Policia, si të dyshuar për trafikim me armë gjatë kontrollit në 27 lokacione të ndryshme në Kosovë. Policia e Kosovës në një konferencë shtypi ka bërë publike detaje nga operacioni “Shënjestra”. Nënkolonel Rexhep Fetahu, drejtor i Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar, tha se janë kontrolluar 27 lokacione.   […]

Dy të arrestuar për posedim të narkotikëve në Prizren

Dy të dyshuar (K/Shqiptarë) janë arrestuar posedim të narkotikëve në Prizren. Kjo ka ndodhur pasi mbrëmë para mesnatës, gjatë kontrollit në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, atyre u është gjetur dhe konfiskuar 1.92 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen, rasti në procedurë të rregullt. […]

Paraburgim të dyshuarit nga Landovica, për dhunë në familje

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.M. nga fshati Landovicë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhunë në familje. Në arsyetimin e Gjykatës, thuhet se i pandehuri me datë 21.07.2019, rreth orës 17:00, në fshatin Landovicë, […]

Haskuka sqaron transportin dhe origjinën e lopëve të shpërndara për bujqit e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka sqaruar cështjen e transportit dhe origjinën e lopëve, që një ditë më parë, Komuna ua ka shpërndarë fermerëve të kësaj ane, për të cilën disa zyrtarë nga opozita kritikuan për transportin me kamion nga Serbia. Haskuka ka sqaruar se  99 krerët e lopëve, kanë prejardhje nga Sllovakia […]

“Hidroregjioni Jugor” në aksion ndaj konsumatorëve borxhlinj në Prizren

Punonjësit e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor“ në Prizren kanë filluar aksionin treditor të shkyçjeve individuale ndaj konsumatorëve borxhlinj. Sipas tyre, kjo masë do të aplikohet ndaj konsumatorëve që kanë mbi 300 euro borxhe dhe që refuzojnë pagesën e nënshkrimin e kontratës lidhur me obligimet e tyre ndaj kompanisë. Ekipet e kompanisë “Hidroregjioni jugor” […]

Pesë të lënduar në aksident trafiku në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “William Walker”, në Prizren. Sipas policisë aty kanë qenë të përfshira tri automjete me targa vendore. Si pasojë janë lënduar tre meshkuj (K/Shqiptarë) dhe dy femra K/Shqiptare, si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për të arrestuar, të lënduarit pas tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi. […]