20-09-2025

Prizren

Banorët kërkojnë monitorimin e punimeve në rrugën Dedaj-Lugishtë e Hasit (Foto)

Ndërkohë që po vazhdon gërvishtja e asfaltit në rrugën Dedaj-Lugishtë e Hasit, banorët i kanë kërkuar kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, kontrollimin e cilësisë së punimeve, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Makineria përkatëse shihet duke punuar në disa pjesë për riparimin e rrugës, në gjatësi prej 4.7 kilometrash, që siç është thënë parashihet edhe zgjerimi i […]

Moti për katër ditët e ardhshme

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit gjatë javës në vijim parashihet të mbajë mot kryesisht i nxehtë. E diela kryesisht me diell. Pasdite me vranësira lokale, me mundësi për riga lokale shiu Sipas Prishtina Weather, nga dita e martë, një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet […]

Quni i kërkon Mustafës më shumë hapësirë për rinjtë, tregon për prizrenasit në këshillin e ri të LDK-së

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, derisa ka thënë se kanë dështuar përpjekjet e atyre që kanë dashur ta dështojnë këtë parti, ka treguar edhe për anëtarët në Këshill nga dega e Prizrenit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në profilin e tij të “facebook-ut” ai ka shkruar: “Nuk u permbushen pritjet e atyre […]

Aksident në Prizren – lëndohet rëndë një motoçiklist (FOTO)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Arbanë të Prizrenit. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet me targa të huaja dhe një motoçiklistë, njofton Klan Kosova. Nga ky aksident lëndime të rënda ka pësuar motoçiklisti. Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë nga Prizreni, Vesel Gashi. “Në […]

Veseli: DokuFest ka ngritur lart reputacionin e Kosovës

​Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Prizrenin, ku edhe po mbahet festivali i filmit “DokuFest”, për të cilin ka thënë se ka ngritur lart reputacionin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të jetës kulturore. “Festivali i filmit “DokuFest”, që ndez çdo vit atmosferën në qytetin e bukur të Prizrenit, është ngjarja më […]

Tre të arrestuar në rajonin e Prizrenit dërgohen në burg

Tre persona të kërkuar nga organet e drejtësisë janë arrestuar në rajonin e Prizrenit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Në fshatin e Krushicë e Ulët, në bazë të urdhëresë së lëshuar nga Gjykata  është arrestuar një  mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës. Një rast i ngjashëm ka ndodhur […]

“Sofra gurbetçare” rast për tradita dhe takim mes mërgimtarëve nga Zhuri (Foto)

Koncerti “Sofra gurbetçare” mbrëmë ka mbledhur në Zhur të Prizrenit bashkatdhetarët, të cilët pos tjerash përveç përjetimit të programit artistik, kanë pasur rastin të takohen edhe shokë e miq të këtushëm dhe ata të shpërndarë në vende të ndryshme, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’ Veçori ishte shtruarja e sofrës me gatime tradicionale, në respektim të mërgimtarëve, […]

“DokuFesti” ngacmon të vërtetën

Pa fjalime zyrtare, me dy minuta e 25 sekonda video. Kaq u janë dashur organizatorëve të “DokuFestit” që të përthekojnë jo pak mesazhe, të shtrojnë shumë pyetje me një mision: ta ngacmojnë të vërtetën. Këtë do ta bëjnë edhe 280 filmat e programit, dhe hapja kësisoj e edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit […]

Haskukës i kërkohet shkarkimi i drejtorit të Financave, pas aktakuzës

Përfaqësues të degës së PDK-së në Prizren, por edhe ata nga shoqëria civile kanë kërkuar nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka shkarkimin nga pozita të drejtorit për Financa në Prizren, si dhe zyrtarit të këtij resori, pas akuzave të ngritura nga Prokuroria, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Një ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prizren, ka […]

Policia shton patrullimet gjatë festivalit “Dokufest” në Prizren

Policia ka shtuar patrullimet në terren, në kuadër të aktiviteteve për festivalin e filmit “Dokufest” që nisi sot në Prizren, ndërkohë që do të ketë edhe kontrollim të zhurmës nga kafiteritë brenda Qendrës Historike të qytetit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Kështu kanë njoftuar zyrtarët komunal, pas një takimi me drejtuesit policor. Kryetari i Komunës së […]