11-01-2026

Prizren

Numër i barabartë i foshnjave për nga gjinia në Prizren  

Gjatë katër ditëve të fundit në Prizren kanë lindur 32 foshnje. Karakteristikë është numri  barabartë i të porsalindurve sa i përket gjinisë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”, lindën nga 16 djem dhe po aq vajza. Gjatë këtyre ditëve ka pasur një lindje gemellare (binjak), ku edhe në këtë rast ka lindur […]

“Shatërvani” i Prizrenit bllokohet për qarkullim të mjeteve motorike

Nga nesër Sheshi Shatërvan do të jetë i mbyllur për kalim të të gjitha mjeteve motorike, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kjo do bëhet për shkak të fluksit të vizitorëve gjatë ditëve kur organizohet festivali i filmit Dokufest dhe me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë. Njoftimi i plotë në […]

Rasti Bytyçi: Dëshmitarët “kishin frikë” të paraqisnin prova kundër ish-komandantit të xhandarmërisë serbe

“Dëshmitarët që kanë pasur njohuri për vrasjen e vëllezërve Bytyçi me prejardhje nga Suhareka kanë qenë shumë të frikësuar për të ofruar dëshmi kundër Goran Radosavleviq Gurit, ish-komandant i xhandarmërisë serbe”, tha Jennifer Brass, ish-drejtore e Zyrës për Ballkanin në Departamentin amerikan të Shtetit. Ajo i bëri komentet në një interviste për Zërin e Amerikës […]

Prizren: Paraburgim për shtetasin e Shqipërisë të kërkuar për vjedhje në Austri

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e paraburgimit në raport me procedurën e ekstradimit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej dyzet (40) ditëve ndaj të pandehurit me iniciale K.F. nga Tirana. Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale […]

Aktakuzë ndaj drejtorit dhe zyrtarit për Financa të Komunës së Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Z.A., në cilësinë e Ud. Drejtor në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, dhe E.S., në cilësinë e Drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” […]

Haskuka viziton fshatin Korishë, thotë se ka potencial për t’u bërë destinacion turistik

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, sot ka vizituar fshatin Korishë, e përmes një postimi në Facebook, i ka komentuar bukuritë që ka ky fshat. Haskuka thotë se bukuritë e Prizrenit nuk kufizohen vetëm në qytet, por edhe në rajonin përreth. Një bukuri e rrallë natyrore, thotë ai, është edhe ajo në fshatin Korishë, përkatësisht në […]

Në Gjonaj të Hasit hajnat vjedhin tri shtëpi

Hajnat janë rikthyer sërish në fshatin Gjonaj të Hasit, ndër më të mëdhenjtë në komunën e Prizrenit. Tri shtëpi në lagjen poshtë në fshat janë vizituar nga hajdutët, që prej disa kohe nuk po e lënë rahat, këtë pjesë, e cila më herët është ankuar tek organet e rendit, duke kërkuar më tepër siguri. Njëri […]

Ekspozitë arkeologjike në Kalanë e Prizrenit

Në Kalanë e Prizrenit, sot hapet ekspozita arkeologjike. Hapja bëjet në ora 19:00,  ndërsa merr pjesë edhe Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi./GazetaePrizrenit.net/

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 09:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka me bashkëpunëtorë viziton ujëvarat dhe kalanë në fshatin Korishë. Ora 19:00 Në Malishevë mbahet Festivali mbarëkombëtar i folklorit “Oda e Llapushës”. (Sheshi i Dëshmorëve). Ora 19:00 Hapet ekspozita arkeologjike në Kalanë e Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net/

Rruga e Hasit plot me gropa (VIDEO)

Komunë u premtua edhe për Hasin. Komuna nuk u bë, por ky rajon ka telashe të mëdha edhe me infrastrukturë.