18-05-2024

Prizren

Kuvendari Baldedaj: Pushteti në Prizren vepron sikur  me “hisen e babës”

Asamblisti i Kuvendit të Komunës (KK) së Prizrenit, nga radhët e AAK-së në opozitë, Ilir Baldedaj, gjatë mbledhjes së sotme të KK-së, ka akuzuar koalicionin lokal se po veprojnë sikur të jenë duke ndarë “hisen e babës”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. “Me këtë rast pyes, nëse drejtorët e dërguar nëpër sektorët komunal nga partia në koalicion i […]

Asamblisti Sallauka kritikon Gjykatën për neglizhimin e rastit të bllokimit të transitit nga shtëpia në “Arbanë”

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit, asamblisti Skënder Sallauka nga PDK, ka ringritur çështjen e shtëpisë që ka bllokuar rrugën e transitit të ri të Prizrenit, por kësaj radhe ka kritikuar organet e drejtësisë për neglizhimin e lëndës përkatëse, derisa pyeti se cilat janë prioritet e Gjykatës, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Duke rikërkuar ndërhyrje […]

Kryetari Haskuka premton zhbllokimin e transitit të ri në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka premtuar zgjidhjen e çështjes së shtëpisë që ka bllokuar rrugën e re transitore, që lidh lagjen Arbana me Dardaninë, përkatësisht magjistralen për në Gjakovë me atë për Prishtinë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ai ka premtuar kështu gjatë mbledhjes së sotme të Kuvendit Komunal, pas kërkesës së përsëritur të kuvendarit […]

Krasniqi kërkon publikimin e emrave të mësuesve të pranuar në ueb faqen e komunës

Shefi i grupit të kuvendarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit nga PDK, Simir Krasniqi gjatë mbledhjes së sotme të KK-së kërkoi transparencë për rezultatet e konkursit në drejtorinë e Arsimit, ndërsa këtë ka premtuar ta bëjë drejtori për Arsim Skënder Susuri. Ai pyet se përse konkurset nuk shpallen në ueb faqen e […]

Prizren: Digjen gjashtë kontejnerë model zyre-banimi

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, një person (k/shqiptar) ka raportuar se person(a) të panjohur ia kanë vënë zjarrin disa barishteve dhe si pasojë janë djegur gjashtë kontejnerë model zyre-banimi. Sipas policisë, me këtë rast është djegur edhe një sasi masë druri industrial. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët e […]

Kuvendarja Bushrani kritikon drejtorin nga LDK dhe shefin e personelit në Komunë

Anëtarja e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga Vetëvendosje!, Mimoza Bushrani, gjatë mbledhjes së sotme të KK-së ka kritikuar drejtorin e Urbanizmit, që vjen nga LDK, parti kjo që është në koalicionin qeverisës, të udhëhequr nga partia e saj. Bushrani fillimisht i drejtoi pyetje drejtorit për Urbanizëm, Fatmir Memaj (LDK) se përse nuk publikohen lejet […]

Kuvendi i Komunës së Prizrenit sot shqyrton realizimin e buxhetit për vitin 2018

Sot do të mbahet mbledhja e rregullt e III-të (tretë) për vitin 2019 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Ndër pikat kryesore të rendit të ditës, pos tjerash parashihet shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve të pashpenzura nga të hyrat vetanake të vitit 2017 dhe 2018 në vitin 2019;  dhe shqyrtimi i Raportit financiar i realizimit të buxhetit të […]

Kryeparlamentari Veseli e ministri Besim Beqaj sot do të qëndrojnë në Prizren

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar edhe nga ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, sot do të qëndrojnë në Prizren. Ata në orën 14:00 do ta vizitojnë parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, që ndodhet tek ish-baza e KFOR-it gjerman në këtë qytet./GazetaePrizrenit.net

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00. Mbahet mbledhja e rregullt e III-të (tretë) për vitin 2019 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla e Kuvendit në “Shtëpinë e Bardhë”). Ora 14:00 Kryeparlamentari Kadri Veseli i shoqëruar nga ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, vizitojnë parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren. (Ish-baza e KFOR-it gjerman në Prizren)./GazetaePrizreni.net

Një lindje binjakësh, dy foshnjat meshkuj në Prizren

Spitali i përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve pesë. 4 meshkuj 1 femër 1 lindje “cezariane”  (me operacion). Karakteristikë gjatë këtij 24 orëshi është një lindje gemellare (binjake) dhe se dy të porsalindurit janë të gjinisë mashkullore. /GazetaePrizrenit.net/