18-05-2024

Prizren

Sallauka liron pozitën e kuvendarit në Prizren, zëvendësohet nga Getoar Besimi

Është njëri nga njerëzit më të afërt të Kryetarit aktual të PDK-së në nivel vendi, Kadri Veselit, ndërsa kandidimi i tij për Kuvendin e Prizrenit për këtë mandat, kishte befasuar shumë nga partiakët dhe mbështetësit e tij. Bëhet fjalë për Skender Sallauka, i cili njëherit është edhe Këshilltar i Ministrit të Ministrisë së Administratës Publike, […]

Aksidenti i Gjilanit: Familja Çoçaj ia falë gjakun familjes Avdiaj (VIDEO)

Gjithë burrat e fisit Çoçaj erdhën nga Hasi në Gjilan. Ata, brenda sallës së komunës po i presin meshkujt e familjes Avdiajt nga Peja, njofton Klan Kosova. Këtu hasianët kanë për t`zgjatur dorën e pajtimit pejanëve, pas tragjedisë së 7 marsit, në të cilën mbeti i vdekur familjari i tyre Qerim Çoçajt. Këtë përsipër e […]

Përfundon rigjykimi për vrasjen e trefishtë në Prizren, aktgjykimi shpallet të martën

Sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit, është dhënë fjala përfundimtare në rastin e të akuzuarve për vrasje të rëndë, Eshref dhe Ejup Shemallari. Eshref Shemallari akuzohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, ndërsa Ejup Shemallari akuzohet se i ka ndihmuar babait të tij në kryerjen e veprës penale, raporton “Betimi për Drejtësi”. […]

Nga Prizreni, Veseli u bën thirrje të rinjve të mos e braktisin vendin

Kryeparlamentari Kadri Veseli i shoqëruar nga ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka vizituar parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, një projekt i mundësuar nga KFORI gjerman në bashkëpunim me Giz-in, i cili ka kapur vlerën e 40 milionë eurove, raporton Ekonomia Online. Veseli ka thënë se parku i ri inovativ për trajnime […]

Familja Çoçaj ia fal gjakun familjes së shoferit që shkaktoi aksidentin tragjik në Gjilan

Familja Çoçaj ia ka falur gjakun familjes së shoferit që shkaktoi aksidentin në Gjilan, ku mbeti i vdekur familjari i tyre, Qerim Çoçaj dhe u lënduan 20 persona të tjerë. transmeton Gazeta Metro. Pjesëmarrës në këtë falje gjaku ishte edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Si pasojë e këtij aksidenti kishte ndërruar jetë […]

Asamblistja Jakupi: Katër klasë në “Motrat Qiriazi” 5 muaj pa mësues të shqipes

Asamblistja e Kuvendit të Komunës (KK) së Prizrenit, nga radhët e LDK-së, Sadije Osaj-Jakupi, ka deklaruar se ka pesë muaj që nxënësit e katër klasave të IX, në shkollën “Motrat Qiriazi” po humbin orët e mësimit të gjuhës shqipe. Për këtë rast ajo gjatë mbledhjes së KK-së, kërkoi sqarime nga Drejtoria Komunale e Arsimit, shkruan […]

Trefish më shumë djem sesa vajza të porsalindura në Prizren

Në spitalin “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes), gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 12 raste të lindjeve. 9 meshkuj 3 femër 5 lindje “cezariane”  (me operacion). Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është numri më i madh apo trefish më shumë i foshnjave të gjinisë mashkullore, krahasuar me ata të gjinisë femërore. /GazetaePrizrenit.net/

Policia kap afër 17 kilogram drogë në Vërmicë të Prizrenit (FOTO)

Në pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, sot rreth orës 11:00 policia ka kapur 16 kilogramë e 954 gram drogë të llojit marihuanë në një veturë me targa të Shqipërisë. “Gjatë realizimit të kontrollit të detajuar të veturës është vërejtur se ka dysheme të dyfishtë. Pas hapjes së hapësirës është vërejtur se aty është fshehur […]

A po maltretohen pacientët në relacionin Emergjencë – QKMF në Prizren?

Në Prizren tashmë ka filluar shërbimin 24-orësh edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, punë që deri tash këtë e kishte bërë vetëm Qendra emergjente në Prizren. Por, tashmë si duket ka lindur një paqartësi se cilët pacientë duhet trajtuar në këto dy institucione shëndetësore. Një problem të këtillë, në mbledhjen e sotme të Kuvendit të […]

Familja Abazaj nga Poslishti i Prizrenit dhuron shkollë, kopsht dhe ambulantë për Bardhocin e Kukësit

Biznesi i Kosovës vazhdon të financojë ndërtimin e objeteve të ndryshme sociale në bashkinë e Kukësit, në shenjë mirnjohje për solidaritetin e treguar në vitin 1999. Investimi më i fundit, një shkollë fillore, një kopsht dhe një ambulnacë, u inaguruannë fshatin Bardhoc i Ri,pikerisht në ditën e parë të ardhjes në Kukës të Kosovarëve, me […]