26-10-2025

Prizren

Më 29 qershor edicioni i “Zambakut”, shpaloset programi

Sot në Prizren u mbajt konferenca e parë zyrtare për shtyp e Festivalit “Zambaku i Prizrenit” 2019. Në një komunikatë shtypi, thuhet se këshilli organizativ i festivalit njoftoi të pranishmit për përbërjen e këshillit të emëruar nga kryetari i Komunës, të cilët përfaqësojnë institucionet/organizatat kulturore të Prizrenit. “Drejtori artistik Besim Berisha shpalosi programin dhe pregaditjet […]

Arrestohet një prizrenas i kërkuar nga gjykata

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në Prizren dhe dërguar në vuajte të dënimit. Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë dje pasdite, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata. “I dyshuari, një mashkull K-Shqiptar dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në raportin e policisë./GazetaePrizrenit.net

A duhet ta prekim Lumbardhin?

OJQ “EC Ma Ndryshe” në bashkëpunim me Bunarfest dhe Klubin e Ambientit “Luciano Motroni” sot ka organizuar tryezën e diskutimit “A duhet ta prekim Lumbardhin?”, ku panelistë ishin Edison Kasumaj – Ekolog, Dren Marseli – OJQ “X40” dhe Muhamet Bajrami nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren. Debati kishte për qëllim që të prezentojë gjendjen […]

Ambasadori i Çekisë, Pavel Bilek viziton Prizrenin dhe hap ekspozitën e kësaj ambasade

Ambasadori i Republikës së Çeke në Prishtinë, Pavel Bilek sot vizitoi Komunën e Prizrenit, me ç’rast në ambientet e Shtëpisë së Bardhë u prit në takim nga nënkryetari i Komunës së Prizrenit Eshref Memaj, nënkryetarja për Komunitete Memnuna Ajdini dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi. Gjatë këtij takimi ambasadori u njoftua lidhur me projektet […]

Në Prizren nesër vrapohet në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale

Nesër, më 8 qershor Kosova, përkatësisht qyteti i Prizrenit është përzgjedhë si vendi i 48-të në të cilin Claire McFarlane, e mbijetuar e dhunës seksuale, do të vrapojë 16 kilometra në mënyrë që përmes sportit të kontribuojë në diskutimin rreth dhunës seksuale. McFarlane është themeluese e një lëvizjeje të quajtur Movement to Inspire: Lëvizje botërore […]

Mbetet në paraburgim Remzi Shala, që nuk iu përgjigj Speciales

Gjykata e Apelit e ka cilësuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të Remzi Shalës, në të cilën e ka kundërshtuar vendimin për caktimin masës së paraburgimit prej një muaji. Aktvendimi i datës 24 maj, i nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prizren, do të vazhdojë të mbetet në fuqi. Kujtojmë se personi në fjalë është […]

Pasuria e Duda Baljes

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsion. Ajo ka rreth katër prona të paluajtshme e që kanë vlerë shumë të madhe. Në pronësi të saj dhe të bashkëshortit janë dy vetura mjaft të kushtueshme. Ndërsa nga të hyrat vjetore si deputete e Kuvendit të Kosovës ajo […]

Kaq është pasuria e Anton Qunit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion. Pronat që i ka deklaruar Quni janë të kushtueshme. Ai ka deklaruar se në pronësi ka një shtëpi e cila kushton rreth 160.000 euro, një shtëpi në vlerë 200.000 euro si dhe një oborr që kushton 12.000 euro. […]

40 aksidente e mbi 1 mijë tiketa për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditura statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit. Për një ditë në vendin tonë kanë ndodhur 40 aksidente. Prej këtyre, 19 me të lënduar, ndërsa 21 pa të lënduar.   Sa i përket gjobave në trafik, Policia ka shqiptuar 113 tiketa.   Për vepra të ndryshme penale janë […]

Prizrenit i shtohen edhe nëntë banorë të rinj

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar nëntë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 4 meshkuj 5 femra 1 lindje “cezariane”  (me operacion). Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është rritja e numrit të lindjeve, për tetë fish më shumë krahasuar me ditën paraprake, kur është regjistruar vetëm një foshnjë […]