25-04-2024

Aksident në Autostradë, afër Suharekës

Rreth orës së 12:35 minuta të ditës së sotme, në Autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës, ka ndodhur një aksident në mes te një kamioni dhe një veture, na njoftojnë qytetarë të cilët na kanë dërguar edhe këto foto që po shikoni.

Aksident i ri në Autostradë, ka të lënduar

Referuar tvprizrenit si pasojë e këtij aksidenti ka lënduar, por nuk dihet saktësisht numri i tyre dhe se në çfarë gjendje ndodhen ata.

E në disa fotografi të publikuara në grupin ‘Marakli t’kerreve’në rrjetin social “Facebook” bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në dalje të Prishtinës, tek autostrada Prishtinë – Prizren.

 

Asnjë koment

Comments are closed.