18-01-2026

Prizren

Një motoçiklist lëndohet në një aksident në Prizren

Një person, që po ngiste motocikletën është dërguar në spital si pasojë e lëndimeve në trafik. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu”, në Prizren, dje pas dite rreth orës 18:00. “Në aksident trafiku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti mashkull K-Shqiptar i cili është dërguar për […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Në qendrat e përcaktuara shkollore, mbahet faza e parë e Testit të Maturës në rajonin e Prizrenit. Ora 15:00 Nënshkruhet marrëveshja trepalëshe e bashkëpunimit në mes të Komunës së Prizrenit, Komunës Metropolitane të Parisit dhe Aleancës Franceze të Prishtinës. (Selia e Kuvendit Komunal në “Shtëpinë e Bardhë”). /GazetaePrizrenit.net/

Shtatë të porsalindur në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar shatë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 3 meshkuj 4 femra 3 lindje “cezariane”  (me operacion). Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është rënia përgjysmë e numrit të lindjeve krahasuar me ditën paraprake, kur janë regjistruar 14 katër raste të lindjeve. /GazetaePrizrenit.net/

Zhgënjimi i babait të dëshmorit, Islam Bytyqi tregon pse i shau zyrtarët shtetëror në Landovicë

I ftuar në studion e Frontal ishte Islam Bytyqi, veteranë i Luftës së Kosovës dhe baba i dëshmorit. Në 20 vjetorin e çlirimit  të Kosovës, Bytyqi shprehu mllefin që ka ndaj pushtetarëve. Sipas tij, ata po e njollosin gjakun e dëshmorëve dhe vlerat e luftës. E madje ata po përfitojnë personalisht nga kjo. E për […]

Opozita e Prizrenit mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për “Lirinë”

Shefi i Grupit të këshilltarëve të AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj, përmes një shkrimi në profilin e tij, në rrjetin “facebook” ka njoftuar se me inicimin e tij janë mbledhur 16 nënshkrime të kuvendarëve, për mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme te Kuvendit Komunal (KK) me një pikë të vetme të rendit të ditës, kushtuar gjendjes në […]

Jezuitët e kanë derën hapur për kthim në “Lyola” të Prizrenit

Udhëheqja e përkohshme e ALG “Loyola” ka përsëritur qëndrimin se jezuitët e kanë derën hapur për t’u kthyer në këtë institucion arsimor, që vepron në Prizren. Pas kërkesës së parashtruar ditë më parë nga Këshilli i Prindërve të shkollës fillore “Loyola”, kryetari i Bordit dhe drejtor i përkohshëm i ALG-së, Fadil Hamzaj, ka theksuar se […]

Paraburgim për grabitjen në një garazh në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘grabitja ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 ditësh, të pandehurit me iniciale R.A. nga Prizreni. “Me datën 07.06.2019, rreth orës 23:40 minuta, së bashku me të miturit me iniciale D.B.; A.T. ; S.H., pas marrëveshjes […]

PDK në Prizren akuza pushtetit për mirënjohjet me rastin e Ditës së Çlirimit

Dega e PDK-së në Prizren ka reaguar ndaj veprimit të Kuvendi Komunal të Prizrenit, me rastin e ndarjes së mirënjohjeve në Akademinë Solemne, për 20-vjetorin e Çlirimit të Prizrenit, ku siç thuhet  konsideron së nuk është përfillur rregullorja për ndarjen e çmimeve apo mirënjohjeve, të cilën e ka miratuar ky organ. Nëpërmes një komunikate për […]

Arrestohet për vjedhje një i mitur në Prizren

Një i mitur, të cilin policia e konsideron si përsëritës të rasteve,  është arrestuar edhe për shkak të një vjedhje në Prizren. “Policia në Prizren ka pranuar informatë për një rast të kryerjes së veprës penale ‘vjedhje’, që ka ndodhur në Prizren me 03.05.2019, ku pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur […]

Vëllezërit nga Prizreni bëhen llom mes vete, arsyeja një palë çorape

Të dyshuarit me iniciale Z. B. nga Prizreni, i është caktuar masa e paraburgimit për 1 muaj, pasi që i njëjti po dyshohet për dy vepra penale, lëndim i rëndë trupor, në lidhje me veprën penale të dhunës në familje. Sipas njoftimit nga Gjykata e Prizrenit rasti ka ndodhur me datë 9 qershor rreth orës  […]