28-02-2026

Prizren

Aktakuzë ndaj policit që vrau punëtorin e kazinosë në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh.S., për veprat penale: “Vrasje e rëndë” dhe “Manipulim me prova” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.  Sipas aktakuzës, i akuzuari Sh.S., me datë 17.03.2019 në Suharekë në një kazino e cila gjendet në rrugën e Reshtanit me […]

Zv.ministri B. Nerjovaj: Vetë dhashë dorëheqje

Kryeministri Ramush Haradinaj, sot ka njoftuar për lirimin nga detyra të ish-drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, aktualisht zëvendësministër i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, për shkak të dënimit me gjashtë muaj burgim me kusht. Nerjovaj është është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ai në profilin e tij në “facebook” ka deklaruar  se […]

Haradinaj liron nga detyra zëvendësministrin Bujar Nerjovaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka liruar sot nga detyra zëvendësministrin e Administratës Publike, Bujar Nerjovaj. “Sot kam liruar nga detyra Zv/ Ministrin e Administratës Publike Z. Bujar Nerjovaj. Lirimi bëhet me kërkesë të tij me qëllim të vazhdimit të procesit gjyqësor. E falënderoj Zv/ Ministrin Nerjovaj për punën dhe kontributin në Ministrinë e Administratës […]

Komuna përgënjeshtron lajmin për bërllogun në ditën e Bajramit në Prizren

Komuna e Prizrenit, ka reaguar ndaj lajmit që është publikuar në media lidhur me mos largimin e bërllogut ditën e Bajramit. Në reagimin, përmes faqes së saj zyrtare, mes tjerash thuhet se lajmi nuk paraqet aktualitetin, pasi që gjendja në terren flet ndryshe. Sqarim për opinionin: “Në RTK dhe më pas në disa portale të […]

Kreu i opozitës në Prizren, Shaqir Totaj uron KBI-në për festën e Bajramit

Për t’ia uruar festën e Fitër Bajramit, në emër të PDK-së, partisë më të madhe opozitare në Prizren, sot në Këshillin e Bashkësisë Islame, ka qëndruar edhe kryetari i këtij subjekti, Shaqir Totaj, me bashkëpunëtorë. Ai është mirëpritur nga kryetari i këshillit të KBI-së, Besim ef. Berisha. “Në këtë festë e përcjellim dëshirat më të […]

Kryetari Haskuka uron kreun e KBI-së në Prizren për festën e Bajramit

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Komunës Mytaher Haskuka  ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame, me ç’rast është mirëpritur nga kryetari i këtij këshilli në Prizren, Besim ef. Berisha, të cilit ia ka uruar këtë festë. “Festa e Bajramit është festë që na bashkon të gjithë dhe na udhëzon të kemi solidaritet […]

Aksident me lëndime të lehta në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve me targa vendore. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën  “Ismajl Kryeziu”, në transitin Prizren-Gjakovë. “Përveç dëmeve materiale si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një pasagjer mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë. I lënduari ka marrë tretmanin mjekësor në spitalin e Prizrenit, ku pas […]

Prizreni në bërllok edhe në ditën e Bajramit

“Kryetari Mytaher Haskuka na ka uruar Bajramin me bërllok te dera”. Kështu shprehen qytetarët e lagjes Ortakoll në Prizren, duke u ankuar se janë ankuar me dhjetëra herë tek zyrtarët e Komunës së Prizrenit, por nuk kanë ndërmarrë asgjë. “Vetëm na kanë gënjyer se do të vinë, por nuk kanë ardhur asnjëherë ta largojnë bërllokun”, […]

Falet namazi i Fitër Bajramit, urohet për mirëqenie e solidaritet

Në orën 5 e 36 minuta në xhamitë, por edhe në teqetë e Prizrenit, është falur namazi i Fitër Bajramit ku qytetarët e shumtë kanë kryer faljen e namazit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Pos xhamive, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit në bashkëpunim me kompaninë  “ABI Çarshia”, organizoi faljen e namazit të Fitër Bajramit, në parkingun e […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora  04:00 Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit në bashkëpunim me kompaninë “ABI Çarshia”, nis organizimin e faljes së namazit të Fitër Bajramit, në parkingun e jashtëm tek “ABI Çarshia” Ora 05:36 Falet namazi i Fitër Bajramit. Ora 09 – 12:00 Në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit […]