07-05-2024

Prizren

Një i mitur arrestohet, ndërsa tjetër arratiset pas një tentim vjedhje në Prizren

Një person i mitur është arrestuar, ndërsa një person tjetër i dyshuar për një rast të vjedhjes në tentativë është në arrati, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sipas Policisë, ata dyshohet se kanë tentuar t’i hapin me forcë derën e shtëpisë së një personi të komunitetit boshnjak,  i cili për këtë kishte  njoftuar organet e rendit. “Pas një […]

Hyrja në Prevallë do të bëhet me pagesë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim që edhe në Qendrën Turistike në Bogë dhe në atë në Prevallë të vendoset një taksë e njëjtë sikurse në Brezovicë, raporton KTV. Shumë shpejt kjo pjesë turistike e Kosovës do të bëhet me pagesë. Ministria e Mjedisit ka paralajmëruar se kjo pagesë do të bëhet […]

Dhjetë të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve dhjetë. 6 meshkuj 4  femra 2 lindje “cezariane” (me operacion).GazetaePrizrenit.net/

Dy mijë euro gjobë kompanisë ku vdiq 17 vjeçari nga Lubizhda e Prizrenit

Muajin qershor të këtij viti familja Alija nga Lubizhda e Prizrenit e përmbylli si mos më keq. 30 qershori i vitit 2018 ishte dita më e rëndë për këtë familje, pasi djalin që nisën në mëngjes për në punë, nuk e pritën për tu kthyer si edhe 10 ditët paraprake. Seldini, vetëm 17 vjeç nuk […]

Seancë gjyqësore për fatin e pasurisë së sekuestruar të “Burdushit” në vlerë 2.6 milion euro

Gjykata Themelore (GTH) në Prizren, për këtë javë ka caktuar seancën gjyqësore, në të cilën parashihet të vendoset rreth fatit të aseteve të sekuestruara të Hysri Peqanit, i njohur si mjeku popullor “Burdushi” që kap vlerën rreth 2.6 milionë euro, ndërsa mësohet se ai ka angazhuar për avokat, Tomë Gashin, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Burdushi vazhdon të […]

Komuna s’ka pronë adekuate për ndërtesën e re të Gjykatës së Prizrenit

Drejtuesit e Gjykatës Themelore të Prizrenit kanë bërë të ditur se kërkesat e dërguara në Komunë të Prizrenit për sigurimin e një lokacioni të përshtatshëm për ndërtimin e godinës së re të organit të drejtësisë kanë rezultuar të pasuksesshme, shkruan sot Koha Ditore. Ata kanë shprehur qëndrimin se është obligim i administratës komunale që të […]

Dr. Xhevat Elezkurtaj caktohet u.d i drejtorit të QKMF-së në Prizren

Ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren është emëruar dr. Xhevat Elezkurtaj, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Këtë e ka konfirmuar për portalin, Lis Dorambari, zëdhënës i Komunës së Prizrenit, sipas të cilit Elezkurtaj këtë detyrë do ta ushtrojë për tre muaj, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri. Ish-drejtori i QKMF-së, […]

Prizren: Arrestohet i dehuri që kanosi djemtë e tij

Një person është arrestuar në Prizren, pasi në gjendje të dehur ka kanosur me thikë djemtë e tij, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në raportin policor, thuhet se rasti ka ndodhur dje, por nuk jepen hollësi të tjera. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/

Lexuesit ia tregojnë Haskukës gjendjen e vështirë nëpër disa rrugë, por fshihen disa nga komentet

Lexuesit përmes komenteve, në disa raste ia kanë përkujtuar kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,  gjendjen jo të mirë nëpër disa rrugë të Prizrenit dhe fshatrave, teksa kryetari ka publikuar pamje gjatë një inspektimi të rrugëve mbrëmjen e kaluar, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Më pas, kanë pasur komentet e lexuesve, disa prej të cilëve ia […]

Vetura rrëshqet nga rruga në lagjen “Dardania” (foto)

Një veturë ka rrëshqitur dhe si pasojë është përplasur afër banesave sociale në lagjen “Dardania” (ish-Dardania) në Prizren. Në një foto të dërguar në adresë të portalit, thuhet se vetura ka tabela të jashtme, ndërsa rasti ka ndodhur pasi në rrugën “Gjin Muzaka” ka ngrica./GazetaePrizrenit.net