21-05-2024

Prizren

Prizren: Nuk ka ndonjë bllokadë rrugësh, kalohet edhe për në Prevallë dhe Sharr (ish-Dragash)

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë edhe rajonin e Prizrenit, kanë vështirësuar qarkullimin, por deri tash nuk është raportuar për ndonjë bllokim rrugësh, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Në Prizren, trashësia e borës tashmë ka arritur rreth 10 centimetra, ndërsa në zonat malore edhe më shumë. Njoftohet se kompanitë për mirëmbajtjen e […]

Policia heton dy persona për keqtrajtimin e qenve në Prizren

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Stacionit në Suharekë janë duke hetuar keqtrajtimin e qenve, në një aktivitet që dyshohet të jetë mbajtur në fshatin Studenqan të kësaj komune. Sipas zyrtarëve të Policisë rajonale të Prizrenit lidhur me këtë rast hetuesit policorë kanë identifikuar dy persona të dyshimtë, njëri nga Komuna e Suharekës dhe tjetri […]

Tre thasë drogë kapen në Landovicë, një person arrestohet (foto)

Një sasi e konsiderueshme e drogës, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë është kapur sonte, në Landovicë të Prizrenit, në një automjet me targa të Shqipërisë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Një person është arrestuar nga policia. Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, konfirmoi se policia gjatë një pike të kontrollit rutinor ka ndaluar një […]

Arrest shtëpiak të miturit prizrenas për tentim vjedhje

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohë zgjatje prej një (1)muaji ndaj të miturit me iniciale  M. B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, vjedhje e rëndë në […]

Të ftuarit të Speciales për nesër në Gjykatën e Prizrenit, s’i dihet vendndodhja

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar për nesër një seancë gjyqësore ndaj Remzi Shalës për rastin e vrasjes së Haxhi Perteshit, gjatë kohës së luftës. Shala, i cili gjatë luftës mbajti nofkën “Molla e Kuqe”, në dhjetor kishte pranuar ftesë që më 17 janar të intervistohet në Hagë nga ana e prokurorëve të Gjykatës Speciale. […]

SPSPK: 3 shkeljet e bëra nga Inspektorati i punës në rastin e vdekjes së 17 vjeçarit

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit te inspektoratit të Punës lidhur me dënimin e kompanisë “Sat Styre”, Prizren, ku humbi jetën 17 vjeçari, Seldin Alija nga Lubizhda e Prizrenit. “Inspektorati i Punës dënoi kompaninë me dy mijë euro , çfarë argumenti duhet dhanë tjetër për të përfunduar  më shumë […]

Ish-drejtorit të Inspektoratit, Bujar Nerjovajt i refuzohet kërkesa për hudhjen e aktakuzës

Gjykata Themelore në Prizren, e ka refuzuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës ndaj ish-drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, aktualisht zëvendësministër i Administratës Publike në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Bujar Nerjovaj. Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Xheladin Osmani, ka njoftuar se i akuzuari Nerjovaj, në formë të shkruar dhe brenda afatit ligjor, ia […]

Paraburgim babait që sulmon me thikë djemtë në Lukinaj të Hasit

Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, sulm dhe kanosje, Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji të pandehurit me iniciale M.C. nga fshati Lukinaj e Hasit të Prizrenit. Në përshkrimin e lëndës, thuhet se i pandehuri , më datën 05.01.2019 […]

Rrah gruan e djalin, arrestohet prizrenasi

Një person është arrestuar, meqenëse pas një konflikti verbal  dhe nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar dhe rrahur bashkëshorten dhe djalin e tij, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në raportin policor, thuhet se viktimat kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, kurse i dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën  mbajtjes. Policia nuk ka dhënë […]

Një i mitur arrestohet, ndërsa tjetër arratiset pas një tentim vjedhje në Prizren

Një person i mitur është arrestuar, ndërsa një person tjetër i dyshuar për një rast të vjedhjes në tentativë është në arrati, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sipas Policisë, ata dyshohet se kanë tentuar t’i hapin me forcë derën e shtëpisë së një personi të komunitetit boshnjak,  i cili për këtë kishte  njoftuar organet e rendit. “Pas një […]