26-04-2024

Prizren

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 18:00 Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren hap ekspozitën fotografike kushtuar migracionit me titull “Unë jam Shqiptar”, e realizuar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. (Muzeu Arkeologjik i Regjionit, Prizren).

Haradinaj viziton Zhupën

Gjatë pasdites të së shtunës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takime me banorë të komunitetit boshnjakë në zonën e Zhupës së Prizrenit, duke zhvilluar biseda për shumë çështje që i preokupojnë ata. Pjesë e këtyre takimeve, ishin edhe ministra, zv/ministra e deputetë të partive të këtij komuniteti. Ministri për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri, […]

Komuna e Prizrenit s’i ka marrë banesat sipas marrëveshjes me ndërtuesit

Autoritetet komunale të Prizrenit kanë bërë të ditur se po përballen me probleme në zbatimin e disa marrëveshjeve me operatorët ekonomikë të ndërtimtarisë, në bazë të të cilave Komuna duhet ta ketë pronësinë mbi disa banesa, që parashihen të shfrytëzohen në kuadër të programit të veçantë të banimit. Sipas tyre, ndonëse janë përcaktuar përfituesit e […]

Rinovimi dhe rikonstruimi i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, peng i rivlerësimit

Komuna e Prizrenit synon që të intervenojë në ndërtesën e gjimnazit “Gjon Buzuku”. Për këtë arsye ka iniciuar procedurën e prokurimit për hartimin e projektit për rinovimin dhe rikonstruimin e kësaj ndërtese, që gëzon mbrojtje ligjore si monument i trashëgimisë kulturore, shkruan sot Koha Ditore. Mirëpo ekspertët e Organit Shqyrtues të Prokurimit kanë konstatuar se […]

Në fund të muajit, Ministria e Kulturës zhvendoset në Prizren

Transferimi i një pjese të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) nga Prishtina në Prizren, pritet të bëhet në mënyrë simbolike në fund të këtij muaji, ndërkohë që sipas zyrtarëve po bëhen përgatitjet finale, për të filluar hapin e parë të zhvendosjes së një pjesë të stafit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Kësisoj,  Prizreni bëhet shtëpia e […]

Cilat pjesë të Prizrenit do të pastrohen sot në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”?

Komuna e Prizrenit, sot i është bashkuar aksionit për pastrimin e ambientit “Ta pastrojmë Kosovën”, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen e ambientit. Njoftohet se aksioni ka nisur nga ora 09:00, ndërsa Drejtoria e Shërbimeve Publike për vullnetarët ka siguruar bluza dhe pajisje të nevojshme për pastrim si qese, dorëza dhe maska. Nga […]

Familja katëranëtarëshe nga Prizreni rrezikon të jetojë nën qiellin e hapur

Familja katëranëtarëshe e zonjës së shtëpisë, Mirvete Gigollajt, nga Prizreni, e bën jetën tepër të rëndë dhe në kushte shumë të vështira në rrugën “De Rada”, apo ish- stacionin e hekurudhës në Prizren. Thotë se tashmë i ka mbetur e vetmja rrugë t’i marrë fëmijët dhe të mbytet në Drinin e Bardhë. Marrëveshja mes kompanisë […]

Sot në Prizren shënohet Dita e Dëshmorëve

Me homazhet në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, të cilat fillojnë nga ora 10:00, sot në Prizren do të shënohet Dita e dëshmorëve të komunës së Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Me këtë rast qytetarë, familjarë të dëshmorëve,  por edhe përfaqësues politik e institucional në varrezat e dëshmorëve dhe të rënëve do të vendosin kurora lulesh dhe […]

Haradinaj në Prizren: Shkollimi i të rinjve, bazuar në nevojat e tregut europian

Fëmijët e Prizrenit janë me fat që e kanë një shkollë si ‘Loyola’ dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, – tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një vizite pune që i bëri gjimnazit “Loyola” dhe ku u prezantua projekti i ri “Shkolla e Lartë Profesionale ‘Loyola”, projekt i cili parashikohet të jetë […]

Prizren: Ministri Bytyqi vlerëson projektin e Shkollës Profesionale për Mekatronikë

Në Prizren u prezantua projekti i ri “Shkolla e Lartë Profesionale “Loyola” projekt ky që domen ka fushën mekatronike dhe i cili parashihet të jetë pjesë e Parkut Inovativ Trajnues. Bytyqi thotë se shkollat e tilla janë vlerë e shtuar për sistemin arsimor në vend. Sipas tij, kjo risi do tu mundësojë fëmijëve që të […]