07-03-2025

Prizren

Telekomi i Kosovës shton 500 konsumatorë të rinj në Prizren

Mbi 500 konsumatorë të rinj që përbëjnë tërë administratën në nivelin komunal të Prizrenit tash e tutje do jenë përfitues të shërbimeve telekomunikuese të Telekomit të Kosovës. Kjo u bë e mundur të enjtën pas nënshkrimit të kontratës për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese për Kuvendin Komunal të Prizrenit në mes të Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit […]

Paralajmërohet normalizimi i shpejtë i furnizimit me ujë në Prizren

Rikthimi i furnizimit të rregullt me ujë në një pjesë të madhe të Prizrenit, pritet së shpejti, pasi përmes një kumtese komuna ka njoftuar për kyçjen e gypit transportues të ujësjellësit është realizuar para pak çastesh, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sikurse ishte e paralajmëruar, dje gjatë ditës, një pjesë e qytetit të Prizren ka mbetur pa furnizim […]

Paraburgim elbasanasit për dyshim të organizimit të skemave piramidale e bixhozit të paligjshëm

Paraburgim elbasanasit për dyshim të organizimit të skemave piramidale e bixhozit të paligjshëm Departamenti për Krime të Rënda pranë Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1)muaji ndaj të pandehurit me iniciale G.K. nga Elbasani, Republika e Shqipërisë, për shkak […]

Prizreni humb shtëpinë e shekullit XIX me leje të institucioneve

Shtëpisë së shekullit XIX në rrugën “Bajrakli”, në Qendrën Historike të Prizrenit, tashmë nuk i ka mbetur asnjë gjurmë. Për dallim prej shumicës së rasteve, kjo ndërtesë është rrënuar me leje të institucioneve. Lidhur me këtë çështje të mërkurën ka pasur reagime nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, nga aktivistët e shoqërisë civile, por edhe […]

S`ka buxhet për sigurinë e objekteve shkollore në Prizren

Komuna e Prizrenit në buxhetin e saj për vitin 2019 nuk ka planifikuar mjete për sigurimin fizik të shkollave me numër të madh të nxënësve, që kryesisht ndodhen në qytet. Në vend të pagesës së sigurimit, organet komunale janë orientuar në ofrimin e shujtës për nxënësit e ciklit të ulët, shkruan sot Koha Ditore. Për […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Prizrenit dhe PTK-së. I pranishëm edhe kryetari i Komunës së Prizrenit,  Mytaher Haskuka. (Selia e KK-së, “Shtëpia e Bardhë” Prizren). Ora 11:00 Kryetari Haskuka së bashku me drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillimi Rural, Egzon Elshani, do t’i […]

Badallaj rrëfen rrahjen nga Dibran Hoxha

Hulusi Badallaj ka rrëfyer para gjykatës së Prizrenit për rrahjen dhe sulmin me thikë që ai e kishte nga Dibran Hoxha dhe grupi i tij. Njeriu i cili u ther me thikë gjatë përleshjes me Dibran Hoxhën, Arlind Dakaj, dhe Mirsat Hajredini ka rrëfyer për sulmin. Ai ka treguar se djemtë e tij kishin një problem […]

Paraburgim dy personave qw incizuan të dëmtuarën fshehtazi në motel dhe i kërkuan 500 euro

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve me iniciale F.B. dhe A.H. që të dy nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shantazh” […]

Haskuka : Gjuha rome është pasuri e Prizrenit

Në Radion “Romano Avazo” si mysafirë për herë te parë, dje ishte një kryetar komune. Mytaher Haskuka dha një respekt shumë të madh pjesëtarëve të komunitetit rom , ku u bë pjesë e debatit në lidhje më temën “Politikat Lokale për gjuhën rome”. Përpos komenteve pozitive ku tha : “Edi që kjo radio lokal dëgjohet […]

52 policë ruajnë pandërprerë gjashtë kishat ortodokse të Prizrenit (foto)

52 policë të Kosovës vazhdojnë të ruajnë, duke mbikëqyrur pandërprerë gjashtë objekte fetare ortodokse në rajonin e Prizrenit,  ndonëse sipas zyrtarëve së paku nga viti 2009 nuk ka ndodhur asnjë incident, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Pas trazirave të marsit 2004, në kuadër të masave të sigurisë ndaj kishave ortodokse, në rajonin e Prizrenit është aplikuar kujdestari […]