26-04-2024

Prizren: Tre të arrestuar, mes tyre njëri nga Shqipëria pasi kërkohen nga drejtësia

Tre persona janë arrestuar në raste të ndara në Prizren pasi kërkoheshin nga organet e drejtësisë, njëri prej të cilëve shtetas i Shqipërisë kishte urdhërarrest ndërkombëtar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Lidhur me këto raste, në raportin e Policisë njoftohet si vijon:

Në rr. “Isuf Gërvalla”, Prizren   29.01.2019 – 07:00. Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është  dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në fshati Zhur të Prizrenit më 29.01.2019 – 13:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren, është arrestuar një mashkull K/shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

Në rr. “Rambuje”, Prizren 29.01.2019-14:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren, është arrestuar një mashkull K/shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.