27-04-2024

Arrestohet në Vërmicë pasi kapet duke kontrabanduar emigrantë

Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë të Prizrenit derisa po kontrabandonte me emigrantë.

Policia ka sqaruar se dy net më parë, njësiti patrullues ka ndaluar një të dyshuar shtetas nga Shqipëria pasi është zënë duke transportuar ilegalisht jashtë pikës kufitare gjashtë shtetas të huaj.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.