27-04-2024

Mbyllet Komuna e Prizrenit, shërbyesit civilë në grevë

Greva e shërbyesve civilë ka filluar këtë javë duke përcjellur edhe grevat në sektorë të tjerë.

Kryetarja e sindikatës së nëpunësve civil në Prizren, Dashurie Memqaj i ka urdhëruar të gjithë punëtorët e sigurimit që të ndalohet hyrja e personave brenda objektit

Gazetari i KALLXO.com raporton se në orën 10 kishte pasur nënpunës që kryenin shërbime derisa kryetarja e sindikatës e ndaloi këtë.

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve po presin jashtë në temperaturën 2 gradë celcius, për hapjen e dyerve të administratës.

Për dallim nga dje, qytetarët nuk janë lejuar të qëndrojnë brenda objektit.

Asnjë koment

Comments are closed.