25-04-2024

I dehuri shkakton aksident trafiku në Suharekë

Një person duke drejtuar veturën në gjendje të dehur, është aksidentuar mbrëmë në Suharekë.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari, nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur një veturë tjetër.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

 

Asnjë koment

Comments are closed.