20-11-2025

Prizren

Drogë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Prania e substancave narkotike në burgjet e Kosovës, përfshirë edhe Prizrenin, tashmë nuk është ndonjë risi. Policia ka njoftuar se oficerët korrektues në shëtitoren e qendrës së paraburgimit në Prizren,  kanë gjetur një qese najloni me 16.69 gram substanca narkotike të dyshuara si marihuanë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Raportohet se dyshimet  janë që droga kishte mbetur aty nga […]

Akuza reciproke, ndërsa Universiteti i Prizrenit në kolaps

Zhvillimet e fundit në universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren po vazhdojnë të shihen nga kënde të ndryshme nga palët e përfshira në to. Përderisa kryesuesi i Këshillit Drejtues të këtij universiteti, Bedri Muhadri, mbron ligjshmërinë e vendimeve të marra nga ky organ, në anën tjetër Parlamenti Studentor e akuzon atë dhe 3 anëtarët e tjerë […]

Në Katedralen e Prizrenit, sot mesha e Ditës së Krishtlindjes

Sikur në mbarë botën edhe në rajonin e Prizrenit, besimtarët e krishterë sot po kremtojnë festën e Kërshëndellave. Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen ‘Zoja Ndihmëtare’ në Prizren. Mesha mbahet nga ora 11:00./GazetaePrizrenit.net/

Komuna e Prizrenit nuk shkon në gjyq pasi u padit nga mësimdhënësja

Në Gjykatën e Prizrenit është dhënë fjala përfundimtare në rastin ku mësimdhënësja Bukurie Krasniqi ka paditur Drejtorinë e Arsimit të Prizrenit.Në seancën e sotme, sikur edhe në disa të tjera, pala e paditur – Drejtoria e Arsimit nuk e kishte dërguar përfaqësuesin e saj. Megjithatë, mungesa e palës së paditur lejohet sipas Ligjit të procedurës […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:00 Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren./GazetaePrizrenit.net/

Rrëshqitje gurësh në rrugën Prizren-Prevallë

Shiu i përcjellë me erë që ka përfshirë pasdite Prizrenin me rrethinë, në shumë vende ka shkaktuar rrëshqitje të gurëve në rrugën për në Prevallë, përkatësisht në segmentin Prizren-Reçan, duke paraqitur rrezik për vozitësit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Mbi fshatin Mushnikovë, që ndodhet në këtë segment rrugor,  ndërkaq, për shkak të të reshurave të borës, nevojiten pajisjet […]

Zgjedhjet kanë zgjuar interesim të madh nëpër nëndegët e PDK-së në Prizren

Procesi zgjedhor brenda PDK-së në Prizren, vlerësohet se po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë, të përcaktuar nga ana e Komisionit Lokal Zgjedhor, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Sipas Samir Hoxhës, kryetar i komisionit lokal zgjedhor në Prizren, në rrjedhën e procesit zgjedhor, i cili është duke u zhvilluar në të gjitha Nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës, […]

Prokuroria e Prizrenit trajtoi afro 180 lëndë të dhunës familjare

Në Prokurorinë Themelore (PTH) në Prizren është mbajtur takimi i tretë përmbyllës për këtë vit, me përgjegjësit të cilët merren me trajtimin e rasteve që ndërlidhen me veprat penale të cilësuara si dhunë në familje, brenda kompetencës së kësaj prokurorie. Në këtë takim thirrur dhe organizuar nga prokurorja dhe koordinatorja për rastet e dhunës në […]

NISMA kërkon “largimin e shantazheve dhe manipulimet” e studentëve në UPZ

NISMA Socialdemokrate në Prizren, përmes një reagimi ka njoftuar se me vëmendje të shtuar po përcjell ecurinë e zhvillimeve të fundit, brenda Universitetit Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Në reagim ndër të tjera thuhet: “Duke marrë për bazë statusin e UPZ-së dhe vendimin e bazuar në këtë status nga Këshilli Drejtues si organi më i […]

Rënie e numrit të lindjeve në Prizren

Numri i lindjeve në spitalin e përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, ka shënuar rënie të ndjeshme, gjatë 24 orëshit të kaluar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në repartin  obstetrik (salla e lindjes) numri i përgjithshëm i të lindurve ka qenë vetëm tre. Sa i përket gjinisë, një është djalë, ndërsa 2 vajza. Ajo që vlen të përmendet është se […]