06-03-2025

Prizren

Caktohet seanca e posaçme e Kuvendit të Prizrenit për gjendjen në arsim

Kuvendi i Komunës (KK) i Prizrenit, me kërkesë të opozitës do të mblidhet këtë të premte, në një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar rreth gjendjes së fundit në arsimin prizrenas, pas emrave të propozuar për drejtorë shkollash,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Seanca mbahet me kërkesë të PDK-së në opozitë e të përkrahur edhe nga kuvendarët e […]

Shtyhet seanca gjyqësore në të cilën akuzohen tre doganierë e një avokat

Mungesa e të akuzuarit Artan Ferati, ka bërë që të shtyhet seanca fillestare e paraparë të mbahej të mërkurën në rastin ku për vepra korruptive po akuzohen tre doganierë e një avokat. Në këtë rast, bashkë me doganierin Artan Ferati, po akuzohen edhe avokati Xhevdet Rama, doganierët Flamur Hoti dhe Besnik Beshi, si dhe dy […]

17 lëmoshkërkues dëbohen nga Prizreni

17 lëmoshkërkues, në mesin e të cilëve dhe fëmijë janë dëbuar nga Prizreni për në Shqipëri, për shkak të bezdisjes së qytetarëve, ndërkohë që policia e Prizrenit ka njoftuar se ka pasur takime me kolegët nga Kukësi për parandalimin e kësaj dukurie, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Pas disa ankesave të qytetarëve dhe bizneseve kundër personave të […]

Paraburgim prizrenasit për kanosjen e prindërve

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1)muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje, njofton “GazetaePrizrenit.net”. Në arsyetimin e Gjykatës, thuhet se me datë 30.09.2018, rreth orës 16:50 minuta, në Prizren, saktësisht në shtëpinë […]

Haskuka për zjarrin në Bjeshkët e Pashtrikut, intervenimi problem për shkak të minave

Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për zjarrin që ka kapluar Bjeshkët e Pashtrikut. Haskuka tha se zjarri në Bjeshkët e Pashtrikut, ka rreth një javë që është hapur, ndërkaq për momentin nuk ka zjarr aktiv. Ai tha se problem kryesor për zjarrfikësit në […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit pranë kroit, do të bëhet lansimi i “Drurit të vetëdijesimit”. Aktiviteti organizohet në kuadër të fushatës informuese për mbrojtje të ambientit, nga “GiveGreenAChance,” në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit dhe Qendrës Informative dhe Kulturore të BE-së. 15:30 Në Prizren zhvillohet ndeshje futbollistike Liria-Prishtina. Stadiumi […]

Nis vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

217 mësimdhënës në tërë vendin, disa prej të cilëve nga rajoni i Prizrenit do të t’i nënshtrohen vlerësimit të performancës nga Ministria e Arsimit, në fazën e parë. Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka njoftuar është gati për të nisur procesin e vlerësimit të punës dhe aftësive të mësimdhënësve. Sipas tij ata do të testohen […]

Vidhen para e dukat në Atmaxhë (video)

Në Prizren pati grabitje. Atje persona të panjohur u futën në një shtëpi të një mërgimtari, duke vjedhur një sasi të parave dhe stolive të arit.

Qeveria ndan 658 mijë euro për “LOYOLA”-n

Sot, në mbledhjen e Qeverisë me kërkesë të ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, janë ndarë mjete financiare për të mbështetur Gjimnazin “LOYOLA” me 308 mijë euro dhe Shkollën Profesionale “LOYOLA” me 350 mijë euro, transmeton kp. Ministri i Financave, Bedri Hamza ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, me qëllim të […]

Shaqir Totaj: Jam i gatshëm të bëhem ministër

Ish kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në një prononcim për KALLXO.com deklaroi se është i gatshëm të marrë detyrë në Qeverinë e Kosovës. I pyetur nëse është kontaktuar së fundi nga kryetari i partisë, Kadri Veseli, Totaj tha se ka qenë në pushim dhe nuk kanë diskutuar, mirëpo nuk […]