28-04-2024

Prizren

Prizren:  Zyrtarët në pushim, radhë para sporteleve të Komunës

Disa qytetarë prizrenas janë akuar për pritje dhe tollovi në sportelet e Komunës së Prizrenit, derisa zyrtarët kanë thënë se kjo ka ndodhur jo vetëm për shkak reduktimit të stafit, një pjesë e të cilit po qëndron për pushime në Shqipëri, por edhe pse të hënave, zakonisht ka më shumë palë.   Derisa qytetari Jetmir […]

Më 16 maj fillon Ramazani

Çdo vit për muajin e shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por, ky muaj është shumë më tepër se thejsht agjërim. Agjërimi i këtij muaji në shumë ajete të Kur’anit (libër i shenjtë) thuhet se është obligim apo (farz) për besimtarët e fesë islame.Dihet […]

Prizreni dhe Bingeni i Gjermanisë pritet t’i përafrojnë nxënësit e muzikës

Nxënës të shkollës së muzikës nga Prizreni, parashihet të qëndrojnë në qytetin e Bingenit të Gjermanisë, sikurse edhe moshatarët e tyre gjerman, pritet t’ua kthejnë vizitën në Prizren.   Prizreni dhe Bingeni janë të vëllazëruar që 50 vjet. Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, tha thënë se gjatë vizitës në Bingen, javën e kaluar, ka propozuar […]

Dy artistë bashkojnë në Prizren poezinë me pikturën

Bashkëdyzimi i poezisë dhe pikturës është jetësuar në një projekt të realizuar nga poeti Mustafa Balje dhe piktori Lojze Kalinsek. Rezultati i bashkëpunimit ndërmjet dy artistëve nga Kosova dhe Sllovenia është prezantuar ditë më parë në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren, shkruan sot “Koha Ditore”. Në këtë ngjarje kulturore është promovuar libri me […]

Prizren: Komuna s’ka buxhet për pagat e 76 punonjësve të shëndetësisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se 76 punëtorëve shëndetësorë të angazhuar nga “Caritas Kosova” për ofrimin e përkujdesjes shëndetësore shtëpiake dhe shërbimeve shëndetësore shtesë do t’u paguhen pagat vetëm edhe për muajin prill. Sipas tij, përpjekjet e Komunës dhe “Caritas Kosovës” për gjetjen e fondeve shtesë për vazhdimin e […]

Totaj: Kam përkrahje ta udhëheq PDK-në në Prizren

Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, synon ta udhëheqë këtë parti në këtë komunë. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Totaj ka treguar se brenda anëtarësisë së PDK-së ka disponim të madh që në zgjedhjet e brendshme ta bëjnë atë kryetar. Totaj ka thënë se […]

Prilli, më i nxehti në 80 vitet e fundit në Kosovë

Kosova në pesë ditët e ardhshme do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat  gjatë javës vende-vende do të sjellin riga lokale të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-11 gradë […]

Prizreni, në top listën e qyteteve që rekomandohen të vizitohen

Prizreni ndodhet në mesin e disa qyteteve të rëndësishme, të rekomanduara për t’u vizituar në rajonin e Ballkanit. Revista “The Culure Trip” e radhit këtë qytet krahas disa qendrave të njohura turistike si Beratin, Mostarin, Ohrin, Rovinjin, Piranin, Novi Sadin, Budvën, “Kosova është një nga vendet më pak të vizituara në Ballkan, por megjithatë mburret […]

Si u këmbyen 100 të burgosur shqiptarë me 10 të vrarë serbë? (VIDEO)

Një oficer i huaj ndërmjetësoi në lirimin e 100 të burgosurve shqiptarë nga burgjet e Serbisë menjëherë pas luftës. Por, si ndodhi kjo do të kuptojmë nga rrëfimi i Anton Qunit, njofton Klan Kosova.

Prizren: Shkollë muzike, në qendrën edukative për fëmijët ashkalinj

Rreth 600 mijë euro, do të investohen për ndërtimin e Qendrës Edukative “Loyola-Tranzit” që do të ofrojë një kopsht fëmijësh dhe hapësirë për mësim për fëmijët e komunitetit ashkalinj, të cilët jetojnë në këtë pjesë të Prizrenit.   Qendra do të jetë një lloj shkolle për mësim të përshpejtuar për ata, të cilët e kanë […]