14-05-2025

Prizren

Prizren: Për ndërtimet pa leje, Komuna dërgon 42 kallëzime në Prokurori (video)

Në debatin e parë publik para qytetarëve dhe shoqërisë civile, kryetari i Komunës  Mytaher Haskuka, sot ka raportuar rreth punës së gjashtëmujorit të parë të vitit, ndërsa qytetarët kanë paraqitur brengat e tyre, kryesisht për çështje të infrastrukturës dhe të mungesës së ujit të pijes.   Haskuka foli në mënyrë të detajuar, për rreth një […]

Vidhte me traktor kupëzat e dedikuara për rregullimin e rrugës, arrestohet hajduti

Një rast i vjedhjes së pazakontë, së paku i raportuar deri tash, ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Prizren, transmeton “gazetaeprizrenit.net”. Një person është kapur duke vjedhur me traktor kupëzat e betonit, të dedikuara për rregullimin e rrugës “Sheh Emini”, në afërsi të qendrës spitalore.  Ai kishte vjedhur diku rreth 40 metra katrorë. Drejtori […]

Prizren: Interesim minimal i prizrenasve për Kornizën afatmesme buxhetore

Komuna e Prizrenit të hënën ka organizuar dëgjesë publike për Kornizën afatmesme buxhetore 2019-2021, në të cilin takim kanë marrë pjesë numër shumë i vogël i qytetarëve. Në vend të tyre në sallën e KK-së së Prizrenit kanë qenë të pranishëm kryesisht zyrtarët komunalë, shkruan sot “Koha Ditore”. Interesimi i vogël i qytetarëve është konfirmuar […]

Një vit pa Agim Malokun, legjendën e klubit të Lirisë

Me 26 qershor bëhet një vit nga vdekja e futbollistit të spikatur të klubit Liria, Agim Malokut. Për shumë vite, ai ishte ndër më të dalluarit, duke qenë pjesë e brezave më të suksesshëm të ekipit prizrenas, shkruan “gazetaeprizrenit.net”. Ishte njëri ndër punëtorët më të dalluar sportiv, që vite me radhë i kontribuoi futbollit në […]

Sot vranët e shi në Kosovë

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13 C, e maksimalet nga 17 C deri në 23 C. 26.06-27.06 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, e kohë pas kohe me reshje shiu. 28.06-29.06 – Mot kryesisht me vranësira, […]

Nga 11 të lindurit në Prizren, shumica meshkuj

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes) Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i lindjeve -9 5 meshkuj 4 femra 1  lindje me operacion. /gazetaeprizreni.net/

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 10:00 Komuna e Prizrenit organizon debat publik me qytetarë, për të diskutuar rreth punës të gjashtëmujorit të parë të vitit 2018. Salla e Kuvendit të Komunës në “Shtëpinë e Bardhë”.

Anëtari i Nismës, Leart Batusha demanton anëtarët e LDK-së rreth përzgjedhjes së drejtorëve

Përzgjedhja e drejtorëve të shkollave në komunën e Prizrenit ka shkaktuar mospajtime dhe përplasje në mes të anëtarëve të subjekteve politike të koalicionit qeverisës, transmeton “gazetaeprizrenit.net”. Pas publikimit të emrave, të enjten e kaluar, kanë pasuar reagimet, në rrjetet sociale nga një asamblistë e VETËVENDOSJES, që udhëheq pushtetin dhe nga dy të LDK-së që është […]

Turqit në Prizren të lumtur për fitoren e Erdoganit, presin që investimet në Kosovës të rriten

Fitorja e presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan, edhe për një mandat 5 -vjeçar në krye të shtetit, është festuar në Prizren. Në qytetin ku ka numër të madh të komunitetit turk, e diela ka qenë festë deri në orët e vona të natës, raporton KTV. Por, e hëna ishte krejt ndryshe në atë që njihet […]

Rreth 40 automjete të vjetra ekspozohen në festivalin “Oldtimerfest” të Prizrenit

Rreth 40 automjete të prodhuara, të paktën 40 vjet më parë, janë ekspozuar në qendër të Prizrenit, fundjavën që shkoi, në kuadër të edicionit të 13-të  të festivalit “Oldtimerfest”.   Në njoftimin e komunës, thuhet se automjetet, modele të vjetra, kanë rrugëtuar qindra kilometra drejt Prizrenit nga shtete të ndryshme të rajonit, si: Sllovenia, Hungaria, […]