Njihet si Posta e parë e qytetit, por godina dykatëshe në lagjen e njohur si “Saraj” ka kohë që nuk e kryen këtë funksion. Që nga viti 1967-68 disa familje e shfrytëzojnë për banim. Është monument kulture, i mbrojtur me ligj, prandaj me fonde të shtetit, në vitin 2017, u restaurua, shkruan sot Koha Ditore. […]