18-04-2024

Prizren: Çuni kërkon rikthimin e emblemës së Komunës

Anëtari i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Shukri Çuni ka kërkuar rikthimin e emblemës së dikurshme të Komunës së Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Ai në seancën e fundit të KK-së, ka thënë se duhet që emblemës, në rrethin e saj ku ndodhet shtëpia e “Lidhjes Shqiptare”, t’i kthehet edhe viti 1878,  që është hequr disa vjet më parë.

“Nëse kjo kërkesë nuk diskutohet, do ta shtrojë në çdo seancë, sepse nuk ka qenë aq e lehtë të arrihet deri tek emblema”, ka thënë ai. Çuni i ka kujtuar Vetëvendosjes, që udhëheq aktualisht me Prizrenin, protestat e organizuara, sa ishte në opozitë, para KK-së në mbrojtje të emblemës.

“Vetëvendosja për këtë ka hedhur edhe ngjyrë  të kuqe, që simbolizon gjakun, në hyrje të objektit të njohur si ”Shtëpia e Bardhë”,  ka thënë ai. Çuni ka thënë se deri në realizimin e kësaj çështje nuk do të ndalet. /GazetaePrizrenit.net/

Image result for emblema e prizrenit

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.