04-06-2025

Prizren

Nga 20 të lindurit në spitalin e Prizrenit, gjysma femra

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes ) Raporti i lindjeve për dy ditët e fundjavës: Numri i përgjithshëm i lindjeve –  20 Meshkuj – 10 Femra  – 10 Lindje me operacion – 4

Prizreni shpreson në ndihmën e Beratit për aplikim në UNESCO

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit unanimisht kanë miratuar vendimin për binjakëzimin e kësaj komune me Bashkinë e Beratit. Në këtë mënyrë sipas autoriteteve lokale plotësohet trekëndëshi i bashkëpunimit Prizren, Berat (Shqipëri) dhe Amasja (Turqi), shkruan sot “Koha Ditore”. Madje lidershipi komunal është optimist se Berati e Amasja do të ndihmojnë në ecjen e […]

Zgjedhja e rektorit të UPZ-së shqyrtohet nga MASHT-i

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka nënshkruar vendimin për zgjedhjen e rektorit të këtij institucioni të lartë arsimor. Në këtë vendim theksohet se rektor i UPZ-së nga tetori i këtij viti do të jetë Ismet Temaj. Mirëpo lidhur me këtë çështje tashmë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka pranuar […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 4 qershor 2018: Ora 8:30 Mbledhja e rregullt e Ekzekutivit të Komunës së Malishevës. Ora 18:00 Hapja zyrtare e Manifestimit Java “Remzi Ademaj” 2018. Sheshi i Lidhjes Shqiptare.

Vdiq veprimtari Haki Çunaj

Çunaj ka qenë veprimtar gjatë viteve të pushtimit të regjimit të Milosheviqit. Fillimisht ai ka qenë anëtar i LDK-së, ndërsa më pas ishte angazhuar edhe rreth furnizimit me armë të UCK-së. Për shkak të veprimtarisë patriotike është burgosur. Varrimi i tij bëhet në orën 13:00.

Mirëpritet klipi “Pa inat” i vëllezërve Bekteshi nga Prizreni (video)

Video-projekti i fundit muzikor hip-hop “Pa inat”,  i vëllezërve Arianit e Rinor Bekteshi nga Prizreni po mirëpritet nga adhuruesit e muzikës, shkruan “Gazetaeprizrenit.net”. Klipi i ri, që është i katërti me radhë ka zgjuar një interesim të madh, tek fansat në rrjetet sociale, të cilët po e pëlqejnë dhe shpërndajnë. Vëllezërit Bekteshi, që tekstet i […]

Prizreni në prag të festave, kino “Lumbardhi” do një fasadë

Pak ditë e ndajnë Prizrenin nga shënimi i dy përvjetorëve,  ndër më të rëndësishmit në historinë e tij.  Më 10 qershor shënohet 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP-së), ndërsa me 12 qershor – Dita e Çlirimit të qytetit.   Ndërkohë  që po bëhen përgatitje dhe janë paralajmëruar aktivitete të ndryshme për shënimin e […]

Kosova do të respektojë rekomandimet e BE-së për hapjen e kufijve me Shqipërinë

Sezoni i pushimeve verore, për shumëkënd asocion në pritje të gjata në pika kufitare. Për të shmangur këtë, Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, dhe ambasadori i Shtetit të Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, vizituan pikat kufitare ndërmjet dy shteteve, raporton KTV. Se gjendja do të jetë nën kontroll, morën zotimin e policisë kufitare në pikëkalimin […]

“Konaku”, një atraksion në oborrin e xhamisë “Sinan Pasha” në Prizren

Ëmbëltorja “Konaku” që është hapur brenda kompleksit të Xhamisë së Sofi Sinan Pashës përbën një atraksion, sidomos nësë shikohet nga larteësia e minarësë së xhamisë, ndërsa këtë e kanë përcjellë përmes fotografisë edhe drejtuesit e Bashkësisë Islame (BI) në Prizren, shkruan “Gazetaeprizrenit.net”. Objekti në pronësi të (BI) ofron një vend relaksues dhe atraktiv jo vetëm […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 3 qershor 2018: Ora:  10:00 FPPK në bashkëpunim me klubin e pingpongut Lidhja e Prizrenit, organizojnë Turneun “Lidhja e Prizrenit”. (Salla “Sezai Surroi”, Prizren) Ora:  17:00 Nisma Socialdemokrate mbanë kuvendin e punës në Malishevë. ( Restorant “Bimi2”)