19-04-2024

Një person vritet në Krushë të Vogël të Prizrenit

Një person është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Krushë të Vogël të Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”

 

Policia në Prizren ka njoftuar se rreth orës 06:30 minuta, ka pranuar një informacion që bënte të ditur se një person ishte gjetur i shtrirë në rrugë pranë një pompe të karburanteve në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Krushë të Vogël.

 

Zyrtarët e emergjencës që ishin në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se viktima dyshohet të jetë  vrarë me armë zjarri.

 

“Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe as kush ka mundur ta ketë kryer vrasjen. Derisa njësite relevante policore po merren me hetimin e rastit”, thuhet në raport.

 

Policia nuk ka njoftuar as për moshën, as për identitetin e viktimës./GazetaePrizrenit.net

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.