10-09-2025

Prizren

Prizren: Komuna vendos pengesa nëpër rrugë, vozitësit kundër

Nëpër rrugët e Prizrenit tashmë ka një numër pengesash në rrugë në formë të ‘policëve të shtrirë’, disa nga betoni e disa të tjera nga goma. Drejtoria e Shërbimeve Publike (DSHP) ka vendosur rreth 250 metra gjatësi të pengesave në qytet dhe fshatra.   Derisa zyrtarët komunal të Prizrenit, thonë se vendosja e tyre, bëhet […]

Rritet fluksi i kalimeve në Morinë, shtohet personeli dhe sportelet

Rreth 2500 shtetas kosovarë kanë hyrë në Shqipëri për të festuar dhe për vizita për Fitër Bajramin. Sipas televizonit Top-channel, që i referohet  të dhënave nga Morina, pritja për të kaluar doganën sipas qytetarëve shkon në 10-20 minuta, ndërkohë që po punohet me pesë sportele dhe personel të shtuar. Ndërkaq, të shtunën gjatë paradites përkundër […]

Rruga e Kombit pa pagesë edhe këtë sezon turistik

Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë edhe këtë sezon turistik. Pagesa në këtë rrugë duke filluar me 5 euro për autoveturat dhe 22.5 euro për kamionët ka funksionuar vetëm dy ditë, pikërisht më 29 dhe 30 mars, pasi më 31 mars, protestuesit e irrituar kuksianë shkatërruan dhe më pas i vunë flakën stacionit […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 16 qershor 2018: 10:00  -Në kuadër të edicionit të 14-të Festivalit tradicional “Bunarfest”, në qytetin e Prizrenit bëhet pastrimi i lumit. 15:00 – Organizohet  Vrapimi i Kuajve, në Mejdan tek Shtalla,  Opojë, Dragash. 22:00  -Hapja solemne e edicionit “Bunarfest” me koncertin muzikor në terrenin e basketbollit në Marash të Prizrenit. […]

Shiu shkakton vërshime në rrugët e Korishës së Prizrenit (video)

Shiu që ka rënë sot pasdite, ka shkaktuar vërshime edhe në Korishë. Një qytetar, ka publikuar video-xhirim, ku shihet një veturë, që lëviz nëpër ujin e rrëmbyeshëm. Sipas banorëve, pamjet janë në rrugën që lidhet lagjja e Zekve me ate të Vrellës.

Trajneri kampion i Lirisë akuzon Shkëmbin, se solli futbollist 36-vjeçar dhe shpenzi 400 mijë euro

Trajneri i Shkollës së Futbollit të Lirisë, që dikur me ekipin senior fitonte titullin e kampionit në vitin 1995 dhe Kupën më 2010, Sinan Osmani, ka akuzuar ish-trajnerin, Bledi Shkëmbi si fajtorin kryesor për shkatërrimin e klubit. “Trajneri Bledi Shkëmbi është fajtori kryesor për shkatërrimin e Lirisë, duke iu dhënë hapësirë lojtarëve të huaj edhe […]

Fluks në pikëkalimin kufitar në Vërmicë

Një fluks i veturave ka mësyrë gjatë paradites pikëkalimin kufitar në mes të  Kosovës e Shqipërisë, në Vërmicë. Një numër i konsiderueshëm i kosovarëve, sidomos i atyre nga Prishtina, pasi kjo shihet edhe në targat e automjeteve, preferojnë ta kalojnë pushimin prej tri ditësh, përfshirë edhe festën e Bajramit, në Shqipëri. Kjo ka shkaktuar fluks […]

Albin Kurti për Bajram në Prizren

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, për nder të festës së Bajramit, në paraditen e të premtes, ka qëndruar në Prizren. Pas një shëtitje nëpër qendër, i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, Kurti ka qëndruar edhe një lokal, ndërsa në krah të tij shihet edhe deputeti, […]

Si nisi punën Komuna e Prizrenit pas luftës, më 1999? (foto)

Këshilli Komunal (KK) në Prizren filloi punën me 15 qershor 1999.  Në krye të tij, nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës u emërua Kadri Kryeziu, ish i  burgosur politik, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe pjesëmarrës i luftës së UÇK-së, shkruan sot “gazetaeprizrenit.net”.   Prizreni ka qenë qyteti i parë në Kosovë, ku pas […]

Standardet minimale për procesin e konsultimit publik në nivel lokal

EC Ma Ndryshe ka organizuar tryezën e diskutimit “Standardet minimale për procesin e konsultimit publik në nivel lokal” mes përfaqësuesëve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Komunës së Prizrenit, shoqërisë civile dhe medias. Në këtë tryezë panelistë ishin Rozafa Ukimeraj nga MAPL, Artan Abrashi nga Komuna e Prizrenit dhe Edon Mullafetahu nga EC Ma […]