25-04-2024

Shaqir Totaj nuk synon pozitën e kryetarit të KB “Bashkimi”

Shaqir Totaj, kryetari i klubit të basketbollit “Bashkimi” ka deklaruar se nuk do të garojë për mandatin e tretë në këtë pozitë, duke i hapur kështu rrugë kapaciteteve të reja menaxhuese që, siç ka thënë qyteti i Prizrenit gjithsesi i ka, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

 

Referuar njoftimit zyrtar, të premten me 20 korrik në orën 19.00,  do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i KB Bashkimi, ndërsa parashihet zgjedhja e kryetarit te ri si dhe organeve drejtuese të KB “Bashkimi”.

 

Totaj me këtë rast përmes një postimin në profilin e tij në facebook, ka bërë një përshkrim të punës dhe sukseseve të klubit, ndërsa ka falënderuar bashkëpunëtorët, trajnerët, sponsorët si dhe shikuesit.

 

Ja një pjesë nga postimi i tij:

Të nderuar adhurues të sportit të basketbollit.

Që në vitin 2010 kishte një disponim pothuajse publik qe unë të kyqem ne krye të Klubit.

E pranova kërkesën duke ditur se është një sfidë jo e lehtë, por dhe një mundësi për të kontribuar.

 

Për dy mandate gjate periudhës tete vjeçare kam pasur shumë situata stresuese dhe sfiduese, por dhe situata me emocione pozitive pas sukseseve qe KB Bashkimi i ka arritur.

 

KB Bashkimi gjate kësaj periudhe ne kontinuitet ka pasur suksese, përfshire këtu disa herë pjesëmarrje në finale, qoftë për kupen dhe play-off te kampionatit te Republikës se Kosovës qofte edhe ne Ligen Ballkanike BIBL.

 

Vlen te veçohet titulli i parë i Kampionit te Republikës se Kosovës në basketboll dhe titulli i nen kampionit te Ligës Ballkanike BIBL për sezonin 2017/2018.

 

Pas dy mandateve ne krye te KB Bashkimi e kam vlerësuar se është racionale te mos garoj me për te parin e klubit duke hapur kështu rruge për tu dhëne rastin kapaciteteve te reja menaxhuese qe qyteti i Prizrenit gjithsesi i ka.

 

I falënderoj te gjithë ata që kontribuuan që KB “Bashkimi” të jete i suksesshëm, duke filluar nga sponsoret e shumte, bizneset jo vetëm nga qyteti I bukur I Prizrenit.

Për pune te palodhshme faleminderoj stafin me te cilin kam punuar ne krye me menaxherin Arlind Kaqaniku, i cili ka qene aktiv 24/7 duke dhënë kështu kontribut te veçantë.

 

Po ashtu falënderimi shkon për trajnerin Dragan Radovic “Prle” me te cilin i arritëm sukseset me te mëdha ne histori te klubit, dhe te gjithë lojtaret vendore e ndërkombëtarë qe gjate kësaj periudhe kanë mbrojtur ngjyrat e “Bashkimit”.

 

Falënderoj tifozerinë Arpagjiket, për atmosferën e krijuar në palester sa her që klubi ka pasur ndeshje të rëndësishme. Ekipit menaxhes ne krye me kryetarin e ri qe do te zgjidhen ne kuvendin zgjedhor te radhes ju deshiroj suksese te reja”, ka shkruar ai.

Asnjë koment

Comments are closed.