25-04-2024

Sadik Ferati, do t’i udhëheq grupmoshat e reja të mundësve në Prizren

Sadik Ferati, kampion i botës, do t’i udhëheq grupmoshat e reja për klubin e mundjes “Prizreni”, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

Kështu ka vendosur kryesia e klubit që ka zgjedhur atë si zëvendës trajner për grup-moshat pionier dhe kadet.

Ai në viti 1991 ka qenë Kampion bote në mundje, në stilin e lirë dhe po ashtu ashtu në këtë kampionat që u mbajt në Kanada ai zuri edhe vendin e tretë në stilin greko-romak.

Sadik Ferati po ashtu është ish-kamion i shumëfishtë i ish-Jugosllavisë. Ferati tashmë është mësimdhënës në gjimnazin “Gjon Buzuku”.

Asnjë koment

Comments are closed.