23-06-2021

Hoxha që doli kundër festivalit në Prizren, mbështetës i Erdoganit

Hoxha i Prizrenit, Besim Berisha, i cili reagoi për shkak të një Festivali në Prizren, që po mbahej në Kalanë e Prizrenit, duke përmendur edhe sulme terroriste, është mbështetës i Erdoganit.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkuar te konsullata turke për të marrë pjesë në përvjetorin që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e konsideron puç, që sipas tij, e kanë kryer njerëzit e Gylenit.

Mbështetjen për Turqinë e Erdoganit, Besim Berisha e ka bërë në gjuhën turke.

“15 korrik, kurrë më.

Jemi në shesh për të treguar se jemi afër Turqisë. Një Turqi e fortë nënkupton një Kosovë dhe Ballkan të fortë”, ka shkruar Hoxha në analizën e tij./lajmi.net

Asnjë koment

Comments are closed.