14-05-2025

Qendrore

Prizreni në prag të festave, kino “Lumbardhi” do një fasadë

Pak ditë e ndajnë Prizrenin nga shënimi i dy përvjetorëve,  ndër më të rëndësishmit në historinë e tij.  Më 10 qershor shënohet 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP-së), ndërsa me 12 qershor – Dita e Çlirimit të qytetit.   Ndërkohë  që po bëhen përgatitje dhe janë paralajmëruar aktivitete të ndryshme për shënimin e […]

Kosova do të respektojë rekomandimet e BE-së për hapjen e kufijve me Shqipërinë

Sezoni i pushimeve verore, për shumëkënd asocion në pritje të gjata në pika kufitare. Për të shmangur këtë, Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, dhe ambasadori i Shtetit të Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, vizituan pikat kufitare ndërmjet dy shteteve, raporton KTV. Se gjendja do të jetë nën kontroll, morën zotimin e policisë kufitare në pikëkalimin […]

“Konaku”, një atraksion në oborrin e xhamisë “Sinan Pasha” në Prizren

Ëmbëltorja “Konaku” që është hapur brenda kompleksit të Xhamisë së Sofi Sinan Pashës përbën një atraksion, sidomos nësë shikohet nga larteësia e minarësë së xhamisë, ndërsa këtë e kanë përcjellë përmes fotografisë edhe drejtuesit e Bashkësisë Islame (BI) në Prizren, shkruan “Gazetaeprizrenit.net”. Objekti në pronësi të (BI) ofron një vend relaksues dhe atraktiv jo vetëm […]

NISMA kërkon zonë ekonomike në fshatin e Fatmir Limajt

Një pjesë e fshatit Banjë të Komunës së Malishevës, prej ku vjen zëvendës kryeministri Fatmir Limaj, mund të shpronësohet nga Qeveria e Kosovës për themelimin e një zone të veçantë ekonomike. Kjo sipas ministrave të Qeverisë së Kosovës ka koston e dhjetëra miliona eurove. Përveç Banjës, ky shpronësim do të prek edhe fshatin Bellanicë e […]

Rektori Temaj i vlerëson normale ankesat e atyre që humbin garën

Universiteti Publik  i Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ u bë me rektor të ri në mesin e shumë kundërshtimeve dhe akuzave për shkelje gjatë procesit të zgjedhjeve. Këshillit Drejtues i UPZ-së,  më 22 maj në raundin e dytë të votimeve zgjodhi Profesorin Ismet Temaj, rektor të këtij universiteti. Sot Kryesuesi i Këshillit Drejtues të këtij universiteti nxori […]

Ministri Gashi vizitoi pikat e kalimit kufitar në Morinë dhe Shishtavec

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, së bashku me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kanë vizituar sot pikën e kalimit të kufirit në Morinë dhe të Shishtavecit, ku u priten nga Drejtori i drejtorisë rajonale të Kufirit të Gjakovës, Faton Alia.   Në njoftimin e Ministrisë, thuhet […]

Rreth 80 persona kanë falsifikuar vërtetimin e Veteranit

Rreth 80 persona deri tash kanë arritur që ta falsifikojnë vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Qeverisë për Veteranë, në tentimin e tyre që fitojnë pensionin në vlerë prej 170 eurosh. Ata u identifikuan në momentin kur aplikuan për këtë pension në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Bazuar në informacionet e Kohavisionit, rreth 30 […]

Balaj kritikon komunën për inkasim të dobët të të hyrave vetanake

Sherife Balaj, anëtare e Kuvendit Komunal (KK) nga radhët e PDK-së në opozitë, ka kritikuar komunën e Prizrenit për siç ka thënë inkasim të dobët të të hyrave vetanake, që krahasuar me vitin paraprak, sivjet janë më të pakta për gati 30 % nga planifikimi, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sipas saj, të hyrat komunale në vitin 2017 […]

83 infermierë konkurrojnë për një vend pune në Lubizhdë të Prizrenit

Një interesim jashtëzakonisht të madh kanë shfaqur infermierët shëndetësorë për të punuar në Lubizhdë e qytetit, pasi për një vend pune në listën e ngushtë janë përzgjedhur 83 konkurrues,  transmeton “Gazeta e Prizrenit.net”.   Kjo do t’ia vështirësojë punën komisionit përzgjedhës, qw duhet të vendosë për një konkurrencë kaq të madhe, ndërsa intervistat me gojë […]

Ndalohen punimet në një banesë në “Jeta e Re” të Prizrenit

Drejtoria e Inspektoratit në Prizren ka ndalur punimet në objektin shumëkatësh në lagjen ”Jeta e Re”, pranë binarëve të hekurudhës. Referuar njoftimit zyrtar, objekti në fjalë nuk posedon asnjë leje ndërtimore, ndërsa kjo është hera e dytë që ndalohen punimet në këtë objekt. “Komuna e Prizrenit është e vendosur që të zbatojë rendin dhe ligjin […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.