26-04-2024

Te Lidhja shpaloset mbishkrimi “Veç Shqipni etnike…”

Kremtimi  i 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot në Prizren është karakterizuar me aktivitete të shumta kulturore e letrare.

Në kontekstin e kremtes një grup i të rinjve, përpara ndërtesës së Muzeut, shpalosi mbishkrimin në përmasa të mëdha “Veç Shqipni etnike, kurrgjo tjetër”. Kjo ka zgjuar interesim te vizitorët, të cilët edhe kanë shkrepur foto, duke pasur në prapavijë mbishkrimin.

Në qytet ndërkaq janë shpalosur edhe mbishkrime kushtuar LSHP-së. Në i tillë ka qenë i vendosur në urën afër Lidhjes.

Asnjë koment

Comments are closed.