03-11-2024

“Jetima e Ballkanit”, filluan ndërtimin e dy shtëpive në Malishevë

Në prag të festës së Fitër Bajramit, shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, përkatësisht përfaqësuesi i kësaj shoqate, hoxhë Halil Kastrati, së bashku edhe me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë vënë gurthemelin e dy shtëpive të kësaj ane.

 

Përfitues të kësaj ndihme shumë domethënëse janë, Reshit Zogaj nga Lladrovci dhe Faton Elshani nga Banja, me banim në Malishevë.

 

Me këtë rast, Begaj ka falënderuar shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit” dhe përfaqësuesin e saj, pasi me këtë ndihmë përveç këtyre dy familjeve, ndihmohet edhe Komuna e Malishevës, në zgjidhjen e problemit të strehimit për familjet që kanë nevojë, dhe krahas shtëpive tjera, që është duke i ndërtuar Komuna, edhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, po i ndërton dy shtëpi.

 

Përndryshe, kjo shoqatë, ditë më parë i ka ndihmuar me ndihma në ushqim, 55 familje në Malishevë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.