25-04-2024

Vdes zëvendëskomandanti i Policisë në Malishevë

Zëvendëskomandanti i stacionit policor në Malishevë, togeri  Istref Bytyçi, nuk i ka mbijetuar sulmit në zemër.

Policia Rajonale e Gjakovës ka konfirmuar për KALLXO.com vdekjen e kolegut të tyre.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimja, tha për KALLXO.com se togeri Bytyçi ka ndërruar jetë të premten.

“Pasi ka kryer orarin e punës e ka ndjerë se nuk po ndihet mirë. Ai është dërguar në emergjencë dhe ka ndërruar jetë pasi nuk i ka mbijetuar sulmit në zemër”, tha Podrimja.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme oficeri i Policisë së Kosovës është varrosur në fshatin e tij të lindjes, në Terpezë të Malishevës.

Asnjë koment

Comments are closed.