23-02-2025

Malishevë

Malishevë: Asamblisti poston video, nuk është duke rënë borë, por pluhur nga ”Gurthyesi i Thaçit”

Por pavarësisht këtij vendimi, një nga gurthyesit që operon në rajonin e Malishevës po punon me kapacitet të plotë, madje duke shkaktuar edhe ndotje të madhe të ambientit. Asamblisti i Kuvendit Komunal në Malishevë nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka postuar një video të një gurthyesi ku shihet pluhur i madh. “Nuk është duke rënë […]

Malishevë: Të shtëna me armë zjarri në Bellanicë – arrestohet i dyshuari

Sot rreth orës 20:05 një person është arrestuar në fshatin Bellanicë të Malishevës, pasi që dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, e cila ka shtuar se të njëjtit iu është konfiskuar arma dhe municioni. “Me datë 23.02.2020 […]

Specialja fton edhe një ish-luftëtar të UÇK-së nga Malisheva

Gjykata Speciale po vazhdon ftesat e saj për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuhi Krasniqi ish-luftëtar i UÇK-së nga Malisheva, tani avokat është i ftuari i radhës, shkruan Reporteri.net. Këtë e ka bërë të ditur kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Guncati, i cili ka thënë se edhe Krasniqi do të dalë i pastër. […]

Në Malishevë ka filluar vaksinimi i kafshëve

Si çdo vit, edhe sivjet, Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), janë duke bërë vaksinimin e kafshëve, ku përfshihen gjedhet, delet, dhitë dhe qentë. Vaksinimi bëhet kundër sëmundjeve klostridiale, siç janë këmbëzeza, edema malinje, gangrena gazoze, dizenteria e qengjave, pastaj vaksinimi dhe dehelmetizimi i qenve shtëpiak. Vaksinimin e kafshëve […]

Gëzimi për pavarësinë festohet edhe me traktorë në Malishevë (VIDEO)

Përvjetori i pavarësisë u kremtua në një mënyrë të veçantë në Malishevë. Disa të rinj stolisën traktorët me simbole shtetërore e kombëtare dhe festuan nëpër fshatrat e këtij rajoni, njofton Klan Kosova.

Malishevë: Arrestohen dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje të rëndë e mbetur në tentativë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka përpiluar një plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar Urdhër kontrollin e lëshuar […]

I biri i kushton poezi policit Sami Thaçi që ra në krye të detyrës në Zhur (VIDEO)

Erblin Thaçi, i ka kushtuar vargje të poezisë babait të tij policit Sami Thaçi, që ra në krye të detyrës më 28.01.2020 gjatë një operacioni anti-drogë në fshatin Zhur të Prizrenit. Erblini me anë të poezisë i premton babait se do të jetë shembullor dhe do të kujdeset për dy vëllezërit e tij. Sami Thaçi […]

Policia ndan dhimbjen me familjen e heroit Sami Thaqi

Familjarë, miq e kolegë të shumtë u bën bashkë sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit policit hero të Kosovës, Sami Thaqi. Thaqi ndërroi jetë mbrëmë në krye të detyrës gjatë një operacioni policor në Zhur të Prizrenit, transmeton Indeksonline. “Policia e Kosovës ndan dhimbjen me familjen e heroit Sami Thaqi”, u tha nga PK-ja. […]

Një i vdekur në vetaksident trafiku në Malishevë

Një person ka humbur jetën si pasojë e vetaksidentit në fshatin Balincë të Malishevës, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje, ndërsa viktima ishte drejtonte veturën. “Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga  pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin […]

Burg drejtorit të shkollës në Malishevë, përfitoi nga 2 euro prej secilit nxënës për maturë

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, nga ky muaj ka mbetur pa drejtor. Izet Hotit, ish-drejtor i këtij gjimnazi, kryerja e veprës penale “Marrje e ryshfetit”, i ka kushtuar me vendin e tij të punës, raporton KTV. Ai akuzohet se dy vjet më parë, fillimisht kishte kërkuar ryshfet prej 1.500 eurosh nga pronari i një restoranti, […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.