20-11-2025

Malishevë

Komuna e Malisheves dërgon veteranët e arsimit në ekskursion

Komuna e Malishevës ditë më parë ka kurorëzuar kontratën e radhës për këtë vit. Kësaj radhe komuna e cila udhëhiet nga Ragip Bedaj ka menduar për veteranët e arsimit, derisa për ta ka aranzhuar një shëtitje në Shqipëri. Titulli i kontratës i dhënë nga autoritet kontraktues “Transporti i veteranëve të arsimit të komunës së Malishevës […]

Arrestohet mësuesi që rrahu nxënësin në Malishevë

Policia raporton se ka arrestuar të dyshuarin i cili përmes disa video incizimeve të publikuara në rrjete sociale është parë duke e keqtrajtuar një person. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Kujtojmë se një mësues i shkollës fillore në fshatin Lladroviq, ka bërë një gjest skandaloz. Ai ka rrahur […]

Kërcënon policin përmes telefonit në Malishevë

Një person i dyshuari është arrestuar në fshatin Nguca të Malishevës, për shkak të kanosjes së një polici. Sipas raportit policor, kanosja ishte bërë përmes telefonit ndaj zyrtarit policor, por nuk jepen sqarime se për shkaqet e rastit. “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /GazetaePrizrenit.net/

Malishevë: Drejtori i shkollës kërkoi që oferta të jetë më lirë, kurse nxënësit të paguajnë më shtrenjtë

Menaxheri i restorantit “BIMI 2”, Gëzim Kastrati, ka deklaruar se drejtori i shkollës së mesme “Hamdi Berisha”, në Malishevë, Izet Hoti, kishte kërkuar nga ai që me rastin e organizimit të mbrëmjes së maturës, oferta për ushqim dhe pije të jetë 11 euro, kurse nxënësit të paguajnë nga 13 euro. Lidhur me organizimin e mbrëmjes […]

Fillon zbatimi i masave preventive kundër rriqrave në Malishevë

Organet komunale të Malishevës kanë bërë të ditur se kanë filluar zbatimin e masave parandaluese ndaj virusit të Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), të cilat janë në përgjegjësi të pushtetit lokal. Ndërsa zyrtarët e Komunës së Suharekës kanë pohuar se kjo komunë nuk është e rrezikuar si Malisheva dhe se dezinsketimi do të realizohet në […]

Malishevë: Mungojnë të akuzuarit, dështon gjykimi për vjedhje të lopëve

Mungesa e të akuzuarve për vjedhje në tentativë, Bali Thaqi, Skender Gashi dhe Valon Shala, ka bërë që të dështojë seanca e shqyrtimit fillestar ndaj tyre, e paraparë të mbahej të mërkurën në Gjykatën Themelore të Gjakovës, dega e Malishevës Në seancën e së mërkurës, gjykatësi i rastit Njazi Morina, konstatoi se prezent është prokurori […]

E akuzuara deklarohet e pafajshme për vrasjen në Malishevë

E akuzuara për vrasje, Nafije Rrafshi, është deklaruar e pafajshme në seancën fillestare të mbajtur të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë. Ndërsa, ajo e ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ajo akuzohet se në gusht të vitit të kaluar për motive të panjohura, ka privuar nga jeta tani të […]

Malishevë: Dardan Gashi, Endrit Shala, Sami Lushtaku e të tjerët dënohen me gjobë për gjuajtjen me armë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe të tjerët, janë dënuar me gjobë për gjuajtjet me armë në odën e zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt në Malishevë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi është dënuar me 1700 euro gjobë. Kurse, […]

Malishevë: I akuzuari pranon se e kishte sulmuar mjekun në Kijevë të Malishevës

I akuzuari për lëndim të lehtë trupor, Mahmut Hoxhaj, e ka pranuar fajësinë, në seancën e shqyrtimit të dytë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Fillimisht gjykatësi i çështjes, Lulzim Paçarizi, në seancën e së enjtes lexoi rrjedhën e shqyrtimit fillestar dhe pas kësaj, mbrojtësi i të akuzuarit Hoxhaj, avokati Faik Morina, deklaroi […]

Ministrat Gashi e Shala pranojnë se kanë gjuajtur me armë, ky i fundit thotë të mos e ketë ditur që po kryen vepër penale

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, e kanë pranuar fajësinë për gjuajtjet me armë në odën e Fatmir Limajt në Malishevë, në nëntor të vitit 2017. Ndërsa, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se do të mbrohet në heshjte. Pasi kishte dështuar seanca e kaluar, të mërkurën, është […]