06-05-2024

Komuna e Malisheves dërgon veteranët e arsimit në ekskursion

Komuna e Malishevës ditë më parë ka kurorëzuar kontratën e radhës për këtë vit. Kësaj radhe komuna e cila udhëhiet nga Ragip Bedaj ka menduar për veteranët e arsimit, derisa për ta ka aranzhuar një shëtitje në Shqipëri.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoritet kontraktues “Transporti i veteranëve të arsimit të komunës së Malishevës në Republikën e Shqipërisë”, kësaj komune i ka kushtuar gati 10 mijë euro, transmeton Indeksonline.

Emri i operatorit ekonomik të cilit i është dhënë kontrata është N.T.SH “Lumi Reisen”.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 9 mij e 331 euro e 30 cent, derisa tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 9 mijë e 350 euro./Express

Asnjë koment

Comments are closed.