24-02-2025

Malishevë

Sulmohet një femër në Malishevë

Një femër në Malishevë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuari Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. “I dyshuari është paraqit në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” thuhet në raport. /GazetaePrizrenit.net/

Malishevë: Dënim me kusht të akuzuarit për një aksident

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me katër muaj burgim me kusht të akuzuarin për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, Sahit Gashi. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të premten, pasi që i akuzuari në seancën e shqyrtimit fillestar e ka pranuar fajësinë për këtë vepër penale. Sipas aktgjykimit të shpallur […]

Malisheva nga sot nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë

Nga dita e sotme, edhe zyrtarisht, i tërë qyteti i Malishevës dhe hyrje-daljet e saj janë nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë. Kjo është bërë e mundur pas realizimit të projektit nga ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, stacioni në Malishevë. Komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni […]

Dy të arrestuar për kanosje në Malishevë

Dy persona janë arrestuar në fshatin Dragobil të Malishevës, meqenëse pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor kanë kanosur njëri-tjetrin. Në raportin e policisë, thuhet se të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lëndohet pasi bie nga shtylla elektrike në Malishevë

Një person ka marrë lëndime të rënda pas rrëzimit nga një shtyllë elektrike në Malishevë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në rr. “Skënderbeu”, derisa viktima ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, aksidentalisht është rrezuar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Pas ndihmës së dhënë mjekësore, raportohet se i njëjti është jashtë […]

Malishevë: Vetura godet këmbësorin e bën për spital

Në fshatin Stapanicë të Malishevës raportohet se një person përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur një këmbësor, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 18:20. Sipas njoftimit, viktima ka pësuar lëndime trupore […]

Malisheva vendos për dhënien në shfrytëzim të pishinave në Banjë

Kuvendi i Komunës (KK) së Malishevës, sot ka vazhduar mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit dhe ka marrë disa vendime me rëndësi, në mesin e tyre edhe për dhënien në shfrytëzim për dy vite të pishinave në Banjë, kurse vendim tjetër me rëndësi ishte edhe vendimi për inicimin e procedurave për hartimin  Rregullores për […]

Malisheva bëhet me rregullore për mbrojtjen e tokës bujqësore

Kuvendi i Komunës së Malishevës, dje ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2019, ku në mesin e shumë pikave në rend të ditës, ishte rregullorja për ndërrim destinimin dhe mbrojtjen e tokës bujqësore, e cila është miratuar nga ana e anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Siç njofton komunikata e sotme dërguar medieve, […]

Malishevë: Aktakuzë ndaj katër personave për vjedhje të cigareve

Katër persona në Gjakovë po akuzohen për vjedhje të cigareve dhe parave në një market të Malishevës Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka ngritur aktakuzë kundër B.M., B.M., Sh. B., dhe A.M., për veprën penale “vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”. Sipas komunikatës, vjedhja ka ndodhur në marketin “Dushi”, në Komunën e  Malishevës. Në aktakuzë thuhet se të […]

Gjykata e Malishevës obligon kompaninë ta kompensojë lopën që ngordhi në kanal

Kompania për mihje “Themeli” nga fshati Banjë i Malishevës, do të detyrohet t’i paguaj 650 euro, paditësit Jeton Krasniqi, i cili kishte kërkuar kompensim dëmi për lopën e ngordhur. Ai e kishte paditur kompaninë “Themeli”, pasi pretendonte se lopa e tij kishte rënë në kanalin e hapur nga kjo kompani, ku edhe më pas kishte […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.