21-10-2026

Malishevë

Aksident në Llozicë të Malishevës

Një aksident komunikacioni ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Llozicë të Malishevës. Lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi të aksidentit, ku shihen kombi dhe vetura. Në aksidentin që ka ndodhur në vendin e ashtuquajtur ‘Ura e Rusve’, nuk raportohet për të lënduar. Ekipet mjekësore dhe ato policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po […]

Filloi rregullimi i rrugës “15 maturantët” në Astrazup

Në kuadër të ndërtimit dhe rregullimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i rrugës “15 maturantët” në fshatin Astrazup. Punimet në këtë rrugë, sot i ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është takuar edhe me banorët që jetojnë në atë rrugë. […]

Komuna përkrah stacionin policor të Malishevës me mjete të teknologjisë informative

Në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë, Komuna e Malishevës i ka dhuruar një donacion Stacionit policor, në mjete të teknologjisë informative, për nevoja të tyre në kryerjen e punës së përditshme nga ana e zyrtarëve policor në Malishevë. Me këtë rast kryetari Ragip Begaj u shpreh se ka kënaqësi të veçantë që komuna ta përkrah […]

Malishevë: Mërgimtarët e bëjnë me shtëpi edhe një veteran të luftës

Falë ndihmës dhe kontributit të mërgimtarëve tanë që punojnë dhe jetojnë në botën e jashtme, si dhe kontributit të Komunës së Malishevës, nga sot, familja e veteranit të luftës së UÇK-së, Sabit Dobruna, është bërë me shtëpi banimi dhe përfundimisht e ka zgjidhur problemin e strehimit. Për ndërtimin e shtëpisë për veteranin Dobruna, truallin e […]

Malisheva mbështet Programin Nacional për Rininë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, ka vizituar Komunën e Malishevës, ku është nga kryetari i kësaj komune Ragip Begaj, me ç’rast nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e Programit Nacional për Rininë. Ky bashkëpunim ka për qëllim asistimin e ndërsjellë për implementimin e Programin Nacional për Rininë si […]

VV-ja akuzon Nismën për cenim të dinjitetit të qytetarëve të Malishevës

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë ka akuzuar Degën e Nismës Socialdemokrate se po bën lojë të ndyrë me dinjitetin e qytetarëve të kësaj komune. Reagimi i LVV-së ndaj Nismës ka ardhur pasi kjo e fundit ka publikuar njoftimin për aderimin e disa personave në parti, duke theksuar se ata kanë qenë ish-anëtarë të Vetëvendosjes, […]

Malishevë: Përurohet aneksi i gjimnazit ‘Hamdi Berisha’

Eshtë përuruar sot aneksi i Gjimnazit “Hamdi Berisha”. Me këtë, përfundimisht zgjidhet problemi i hapësirës në këtë institucion shkollor. Në ceremoninë e përurimit të këtij aneksi, ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, zëvendësministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim […]

Arrestohet pasi vodhi bagëti

Një person në Malishevë është arrestuar nga policia , pasi dyshohet se i njëjti është i përfshirë në një rast të vjedhjeve të bagëtive. Ngjarja ka ndodhur me 9 nëntor, ndërsa i dyshuari është arrestuar të hënën me 19 nëntor, në fshatin Llashkadrenovc të Malishevës. Sipas policisë gjatë kontrollit, në stallën e të dyshuarit janë gjetur […]

Tri familje në Malishevë bëhen me shtëpi

Në Malishevë sot u janë dorëzuar çelësat e shtëpive tri familjeve. Familjet që sot janë bërë me shtëpi të re banimi janë: familja e veteranit të UÇK-së, Naim Gashit nga Balinca, pastaj e pjesëtarit të komunitetit rom, Rrahman Kovaçit në Banjë, dhe familja e Xhevat Bytyçit në Kërvasari, të gjitha raste të rënda sociale. “Ne […]

Arrestohet pasi ofron 500 euro ryshfet inspektorit në Malishevë

Në Malishevë është arrestuar një person për dhënie ryshfeti. Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Avdyl Krasniqi”. Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull K-Shqiptar, i ka ofruar ryshfet 500 euro viktimës mashkull K-Shqiptar, inspektor i punës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.