25-08-2026

Malishevë

Komuna e Malishevës i bën me shtëpi tri familje në nevojë

Në kuadër të realizimit të projekteve të Komunës së Malishevës dhe në kuadër të investimeve për rritjen e mirëqenies për familjet në nevojë, sot, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, edhe zyrtarisht është bërë dorëzimi i çelësave së shtëpive për tri familje, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Me […]

Apeli vendosi për Limajn në rastin ‘Bellanica’

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar gjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës që e shpalli Fatmir Limajn të pafajshëm në rastin e njohur si ‘Bellanica’. Gjykata Themelore në Prishtinë, në mars të këtij viti  ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me vrasjet e dy civilëve Ramiz Hoxhës e Selman Binishi. Hoxha e Binishi […]

Në Malishevë, bëhet shenjëzimi i rrugëve kryesore

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, në Komunën e Malishevës, ka filluar të bëhet shenjëzimi në rrugë, apo vendosja e sinjalistikës në rrugët kryesore në qytet dhe në rrugët ku qarkullimi i veturave është më i madh, përkatësisht në rrugët regjionale. Shenjëzimi në rrugë bëhet me qëllim të krijimit të sigurisë për këmbësorët. Sipas drejtorit […]

Inkubator biznesi në Malishevë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë  nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Inkubatorit të Biznesit në Malishevë. Shala ka thënë qëllimi i kësaj marrëveshje është ndihma ndaj komunave që bizneset të kenë kushte dhe mundësi më të mirë për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre. Kryetari Begaj, gjithashtu e […]

Malishevë: Dy të akuzuarit për vjedhje të rëndë pranojnë fajësinë

Dy nga tre të akuzuarit për vjedhje të rëndë, Besnik Rudi dhe Besnik Hoti, e kanë pranuar fajësinë se në vitin 2012, në Malishevë i kishin thyer dy lokale, nga ku kishin marrë gjësende në vlerë prej mbi dy mijë euro. Kurse, i akuzuari i tretë, Besnik Qelaj, ka mohuar fajësinë, duke thënë se ai […]

Nis ndërtimi i shkollës në Panorc të Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyçi, nxënës, mësimdhënës dhe shumë banorë të fshatit Panorc morën pjesë në ceremoninë e  gurthemelit të SHFMU-së  re “ Asim Vokshi”, në këtë fshat. Ministri  i arsimit, Shyqiri Bytyçi tha se është privilegj që është në mesin tuaj sot e sidomos në momentin e ceremonisë […]

Malishevë: Një 73 vjeçar vdes derisa ndihmonte ndërtimin e shtëpisë së fqinjëve (video)

Si pasoj e një aksidenti ka vdekur një 73 vjeçar në Malishevë. Ai humbi jetën derisa po ndihmonte punëtorët që po e ndërtonin shtëpinë e fqinjëve të tij. Familjarët e të ndjerit thonë se punëtorët e përfshirë në ngjarje nuk patën faj dhe se nuk dyshojnë në ta. Kronikë nga Klan Kosova.

Malishevë: Familjarët rrëfejnë si u mbyt 82-vjeçarja në bunarin e shtëpisë

Miradije Bytyqi humbi jetën dje në bunarin e shtëpisë së saj në fshatin Kravasari të Malishevës. Sipas familjarëve, 82-vjeçarja u mbyt gjatë tentimit për të nxjerrë një kovë me ujë nga bunari. Dhëndri i saj thotë se vjehrra e tij i lante duart me ujë bunari dhe duke e bërë këtë ka rrëshqitur në bunarin […]

Llazica e Malishevës bëhet me objekt të rishkollor

Shkolla “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” e fshatit Llazicë të Malishevës është zhvendosur në objekt të ri. Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, me rastin e përurimit të saj, tha se investimet më të mira janë ato në shkolla. Edhe ministri i Arsimit, Shqyqiri Bytyqi, tha se kjo komunë e kishte qysh moti arsimin prioritet dhe shtoi se kjo i […]

Malishevë: Një grua mbytet në bunar

Një grua në rrethana të panjohura, sipas Policisë së Kosovës, ka rënë në një bunar në fshatin Kervasari të Malishevës. Më 1 nëntor në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë pliciore ndërsa zjarrfikësit kanë nxjerrë trupin e pajetë nga bunari. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë […]