03-05-2024

Malishevë

18 vjeçari nga Malisheva, pa duar e me ëndërr të bëhet piktor

Arijon Krasniqi, 18-vjeçar nga Malisheva, ka lindur pa duar. Duart i ka zëvendësuar me këmbët e tij, duke i përdorur për çdo gjë, madje edhe për të pikturuar. “Ëndrra ime është që të bëhem piktor, artist, edhe pse thjesht këtë e kam si hobi”, thotë Krasniqi.Ai ëndërron të shkojë në fakultet, por fatkeqësisht, familja e […]

Malishevë: Kryetari Begaj raporton për punët e kryera

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në takimin e dytë publik me qytetarë, për këtë vit, ka prezantuar punën njëvjeçare të qeverisë komunale në Malishevë, si dhe është përgjigjur në pyetjet që i kanë parashtruar të pranishmit. Ai ka paraqitur investimet e bëra, duke filluar me investimet në bujqësi, me dhënien e 39 serra, […]

Rrjeti i kanalizimit problem për banorët e fshatit Senik të Malishevës (video)

Pesë shtëpi në fshatin Senik të Komunës së Malishevës kanë mbetur të ndarë nga rrjeti i kanalizimit i cili tash e disa muaj po paraqet problem për ta. Florim Jonuzaj është njëri nga banoret i cili për KALLXO.com thotë se ai bashkë me disa familje kanë mbetur të ndarë nga ky rrjet i kanalizimit i […]

Gjykimi për vrasjen e Skender Limajt hyn në vitin e nëntë

Në gjykimin e Emin Krasniqit, i akuzuar për veprën penale – vrasje e rëndë, avokati i tij, Florim Vërtopi, i është ankuar kryetares së trupit gjykues Raima Elezi se klienti i tij natën mes të mërkurës dhe të enjtes ka fjetur në dyshemenë e betontë dhe ka pasur vetëm një batanije në Qendrën e Paraburgimit […]

Dënohet me kusht i akuzuari që goditi të miturin me veturë në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me tetë muaj burgim me kusht të akuzuarin për rrezikim të trafikut publik, Muharrem Bytyqi. Dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse ai në periudhë verifikimi prej dy vjetësh nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale. Gjykata po ashtu të akuzuarin e ka obliguar të […]

Në Komunën e Malishevës të gjitha rrugët janë të kalueshme

Përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës , të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura, përfshi edhe rrugët në fshatrat më të thella malore. Sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike në këtë Komunë, rrugët janë të kalueshme në të gjitha vendbanimet, përkundër temperaturave të ulëta dhe reshjeve të vazhdueshme të borës. ‘’Kompania […]

Malishevë: Vetplagoset duke manipuluar me pistoletë

Në fshatin Marali të Malishevës, një person është vetplagosur gjatë manipulimit me pistoletë. Sipas policisë, si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë pa municion. Me vendim të prokurorit […]

Malishevë: Largohen dy deponi ilegale të mbeturinave inerte

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, në fshatrat Drenoc dhe Carrallukë, ka larguar dy pika ilegale të mbeturinave inerte, në kuadër të aksionit nacional ‘Ta pastrojmë Kosovën’. Sipas koordinatorit komunal Naser Morina, ky aksion është realizuar në bashkëpunim me ndërmarrjen ndërtimore ‘Burimi’, e cila me makinerinë e vet, ka bërë largimin e mbeturinave […]

Në Malishevë bëhet thirrje që të mos përdoren mjetet piroteknike

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Malishevë, në mbledhjen e katërt për këtë vit, të cilën e drejtoi nënkryetari i Komunës Hajdin Berisha, gjatë trajtimit të temave për sigurinë e përgjithshme, ka bërë thirrje për qytetarët, që të mos përdorin mjete piroteknike për festa e fundvitit. Fillimisht, KKSB, e ka vlerësuar të qetë […]

Në Kërsavari të Malishevës banorët protestojnë kundër gurthyesve

Banorët e fshatit Kërvasari të komunës së Malishevës, janë duke protestuar kundër gurthyesit që po ndërtohet në këtë fshat. Protestuesit shihen me parulla si “Jo familjarizimit”, “Pushtet mos helmo rininë”, “Stop shkatërrimi të mjedisit”, “Mos e mbroni krimin”, e të tjera, raporton KTV-ja. Edhe javë më parë, banorët në Malishevë kanë protestuar para komunës për […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.