23-02-2025

Malishevë

Përurohen tri rrugë në Lubizhdë dhe Kijevë

Sot është bërë përurimi i tri rrugëve në Lubizhdë dhe Kijevë, rrugë të cilat janë shtruar në lagjet e këtyre dy fshatrave. Në ceremoninë e përurimit të rrugëve, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga zyrtarë tjerë përgjegjës, si dhe kryetarët e dy fshatrave, Sejdi Berisha në Kijevë dhe […]

Rregullohen gjashtë rrugë në Senik të Malishevës

Në kuadër të realizimit të investimeve kapitale nëpër vendbanimet e Komunës së Malishevës, në fshatin Senik ka filluar rregullimi i gjashtë rrugëve, ku pesë prej tyre do të asfaltohen dhe njëra do të shtrohet me rërë. Drejtori i Urbanizimit, Islam Vrenezi, ka njoftuar se janë duke u shtruar gjashtë rrugë në këtë fshat, pesë prej […]

Kreu komunal dhe Nisma kontestojnë propozimbuxhetin për 2019 në Malishevë

Shumica e anëtarëve të KK të Malishevës kanë miratuar buxhetin për 2019, propozuar nga PDK-ja, LDK-ja dhe LVV-ja, ndërkohë që në këtë vendimmarrje nuk kanë marrë pjesë këshilltarët e Nisma-s. Këta të fundit, bashkë me kryetarin e Komunës, Ragip Begaj, kanë vlerësuar se propozimbuxheti i paraqitur nga PDK-ja, LDK-ja e LVV-ja është në kundërshtim me […]

Begaj: Nuk ka pasur rrahje gjatë mbledhjes së Kuvendit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përmes një komunikate ka demantuar të ketë ndodhur rrahje gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal. Ja kumtesa e plotë: “Dezinformata e dalë nëpër media, për gjoja rrahjen në mbledhjen e KK të Malishevës, mes një drejtori komunal dhe një anëtari të KK-së, nuk janë të vërteta. Ka pasur debat […]

Varroset me nderime të larta ‘komandant Plaku’

Sot në varrezat e fshatit Carrallukë, me nderime më të larta nga FSK-ja, dhe nën përcjelljen e familjarëve dhe mijëra bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale, dhe qytetarëve të shumtë, është varrosur veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidi i luftës dhe ish mësuesi, Skënder Krasniqi-komandant Plaku. Paraprakisht, në shtëpinë e kulturës […]

Kuvendi komunal i Malishevës ndalon varrosjen e veteranëve në varrezat e dëshmorëve

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka vazhduar me mbajtjen e seancës së dhjetë të rregullt, ku në mesin e disa vendimeve të marra, pas shqyrtimit të kërkesës së Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalid, Veteran të luftës së UÇK-së dhe Martirë të luftës, mori vendim që të ndalohet varrosja e veteranëve të luftës, në […]

Malishevë: Vdes veterani i luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqi-Plaku

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Malishevë, njofton, se ka vdekur veterani i luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqi, i njohur si “Plaku”. Homazhet për të ndjerin organizohen nga OVL e UÇK-së, në ora 15:00 në Shtëpinë e Kulturës ”Tahir Sinani” në Malishevë dhe Mbledhja Komemorative mbahet në ora 16:00. […]

Marrëveshje për shpime dhe hulumtime për ujë të pijshëm në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryeshefi ekzekutiv i Hidroregjionit jugor, Besim Baraliu, nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për hapjen e puseve piezometër dhe eksploatuese në fshatrat Temeqinë, Bellanicë, Llapqevë dhe fshatrave tjera, sipas nevojave në Komunën e Malishevës. Kjo marrëveshje është nënshkruar, me qëllim të hapjes së këtyre puseve, pasi nevoja për ujë të […]

E pranojnë fajësinë hajnat e baterive të veturave në Malishevë

Kushtrim Bytyqi, dhe Bedri Bytyqi, të akuzuar për vjedhje kanë pranuar fajësinë, në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. I akuzuari i parë, Kushtrim Bytyqi, ka deklaruar se e ndien vetën fajtor për të dy veprat penale për të cilat akuzohet, dhe se i kërkon falje të dëmtuarit, Sefedin […]

Ambasadori gjerman ankohet për bërllokun tek Ujëvara e Mirushës

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dje organizoi lansimin e Fushatës tremujore për Mjedisin dhe Javës në Diplomaci për Klimë. Uji, cilësia e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe efiçenca e energjisë janë katër shtyllat kryesore të fushatës. Përmirësimi i mjedisit është një nga hapat kryesore për Kosovën në procesin e integrimit evropian, transmeton KosovaPress. Ricardo […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.