22-10-2026

Malishevë

Malisheva së shpejti pritet të fillojë edhe tri projekte tjera të mëdha

“Krahas fillimit të ndërtimit të rrugës së transitit për Malishevën, së shpejti pritet të fillojnë edhe tri projekte të mëdha. Shumë shpejt pritet të përfundojnë procedurat për ndërtimin e Qendrës së Banimit Social, pastaj rregullimi i shtratit të lumit Mirusha dhe ndërtimi i kanalizimit nga Lladrovci deri në Malishevë dhe lidhja e tij me kolektorin […]

Filloi së ndërtuari transiti i Malishevës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë kryetarin e Malishevës Ragip Begaj, të shtunën kanë bërë inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës transite të Malishevës. Kjo rrugë do të realizohet me mbështetjen e plotë financiare të Ministrisë së Infrastrukturës, do të jetë e gjatë mbi 14 kilometra dhe do të kushtojë 4.5 milionë, ndërkaq segmenti […]

Aksident me të lënduar në Malishevë

Një veturë ka goditur një këmbësor në qytetin e Malishevës, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në fshatin Mleqan të komunës së Malishevës. Ndryshe i dyshuari është dështë dërguar në mbajtje kurse viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Lirohet nga akuza punëtori i Postës në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë, të hënën, e ka liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, punëtorin e Postës në Malishevë, Sahit Hoti. Kryetari i trupit gjykues Gëzim Pozhegu, ka deklaruar se nuk është vërtetuar se i akuzuari Hoti, ka kryer veprën penale me të cilën e ka ngarkuar Prokuroria Themelore në Gjakovë. Gjatë shpalljes […]

Varroset punëtori që vdiq në Itali (video)

Dikush që iku nga vendi për një jetë më të mirë, u kthye këtu në arkivol. Në Balinc të Malishevës u varros sot 44-vjeçari Shpejtim Gashi, i cili humbi jetën aksidentalisht në Itali, njofton Klan Kosova.

Prokuroria kërkon shpalljen fajtor të punëtorit të Postës në Malishevë, mbrojtja lirimin

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar që punëtori i Postës në Malishevë, Sahit Hoti, që akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Hoti akuzohet se kishte vonuar dorëzimin e një dokumenti në Gjykatën Themelore në Prizren, me çka debitorit Naim Sopaj, i ishte pamundësuar prapësimi i urdhrit përmbarimor. […]

Malisheva e pret e gatshme vitin e ri shkollor

Komuna e Malishevës e pret e gatshme fillimin e vitit të ri shkollor – 2018-19. Kështu është shprehur drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, gjatë një takimi me drejtorët e të gjitha institucioneve arsimore të komunës. Në kuadër të përgatitjeve, ai paraqiti para të pranishmëve realizimet dhe përgatitjet për furnizim me tekste […]

Besnik Ukaj vuan nga leukemia akute, familja kërkon ndihmë për shërimin e tij

Besnik Ukaj, 29-vjeçar nga Malisheva po vuan nga një sëmundje e rëndë e njohur si Leukemia akute mieloide. Për shërimin e kësaj sëmundje duhet ndërhyrja urgjente, e që kalon shumën prej 100 mijë euro. Familja e tij po kërkon ndihmë nga të gjitha ata që kanë mundësitë të kontribuojnë në shërimin e Besnikut. Lexoni të […]

Mjeku nga Malisheva mohon se u ka përshkruar pacientëve barna që furnizoheshin nga kompania ku punonte djali i tij

Mjeku familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Shpëtim Robaj”, në Malishevë, Ramadan Sopaj, është deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për konflikt të interesit. Ai akuzohet se prej 25 gushtit të vitit 2017 e deri më 2 prill të vitit 2018, u ka përshkruar terapi pacientëve me barnat që e […]

Xhavit Zogaj nga Malisheva kërkon nga “Kosova e Re” kompensimin e dëmit

Një ekspertizë mjekoligjore dhe një tjetër e komunikacionit do të bëhen në rastin ku paditësi Xhavit Zogaj, kërkon kompensim dëmi nga kompania e sigurimeve “Kosova e Re”, pasi për shumën e kompensimit ka dështuar të arrihet marrëveshje gjyqësore, në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Zogaj, më 18 mars […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.