25-04-2024

Malisheva e pret e gatshme vitin e ri shkollor

Komuna e Malishevës e pret e gatshme fillimin e vitit të ri shkollor – 2018-19. Kështu është shprehur drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, gjatë një takimi me drejtorët e të gjitha institucioneve arsimore të komunës.

Në kuadër të përgatitjeve, ai paraqiti para të pranishmëve realizimet dhe përgatitjet për furnizim me tekste mësimore, ku MASHT-i veç ka filluar të furnizojë me libra falas.

Viti i ri shkollor fillon më 3 shtator për të gjitha shkollat, përjashtimisht në ndonjë institucion arsimor ku punimet për rinovimet e objekteve shkollore janë në përfundim e sipër./koha.net/

Asnjë koment

Comments are closed.