23-02-2025

Malishevë

Supremja e kthen në rivendosje rastin ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë që ishte dënuar për marrje ryshfeti

Drejtori i shkollës së mesme në Malishevë “Hamdi Berisha”, Izet Hoti do të gjykohet përsëri për akuzën se kishte marrë ryshfet për organizimin e mbrëmjes së maturës. Kjo pasi Gjykata Supreme e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit me të cilin, kjo e fundit Hotit ia kishte vërtetuar dënimin me burg dhe gjobë, raporton […]

Komuna e Malishevës thotë se vetëm 329 persona janë pickuar nga rriqrat

Shtabi Komunal i Malishevës për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hermoragjike ka sqaruar opinion se lajmi i dhënë në disa  media se në Komunën e Malishevës janë thumbuar 811 persona nga rriqrat, nuk qëndron dhe besojmë që pa dashur është keqkuptuar njoftimi i IKSHP-së, lidhur me gjendjen nga thumbimi i rriqrave në vend. Kjo komunë ka […]

Malisheva pa raste të reja me koronavirus qe 23 ditë

Në 23 ditët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me COVID-19 në Malishevë. Aktualisht në këtë komunë janë vetëm dy raste aktive me koronavirus nga 76 sa ishin të infektuar. Përmes një komunikate drejtuar mediave, shtabi komunal emergjent, iu ka bërë thirrje qytetarëve, që të vazhdojnë t’i batojnë të gjitha udhëzimet dhe […]

Malisheva 21 ditë pa asnjë rast me koronavirus

Situata pandemike në Komunën e Malishevës, konsiderohet e qetësuar, pasi sot e 21 ditë, nuk është regjistruar asnjë rast i prekur nga virusi korona, ndërsa janë shëruar 73 persona, dhe vetëm dy raste vazhdojnë të jenë aktiv me COVID-19. “Kjo qetësi, është falë zbatimit të masave parandaluese, disiplinës së treguar nga qytetarët, dhe falë punës […]

Shërohet foshnja 9 muajshe me koronavirus nga Malisheva

Sonte përfundimisht është shëruar edhe një fëmijë nëntë muajsh, që ishte prekur me virusin korona, javë më parë. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi e njëjta ka dalë negativ në dy testimet e fundit dhe konsiderohet plotësisht e shëruar.Me këtë, numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, […]

Gjinekologu nga Malisheva tregon pamje të mahnitshme të trenjakëve në barkun e nënës

Dr. Naim Kryeziu këtë javë pati një rast shumë unik për vizitë në klinikën e tij gjinekologjike në Malishevë. Dr. Naimi, profesionist shumë-vjeçarë i lëmisë së Gjinekologjisë, rastisi të ekzaminojë me ultrazë një rast të veçantë, shkruan Gazeta Shneta. Ai dokumentoi një shtatzëni trigemini, trenjakë, që rrallë herë ndodh, duke i dhuruar çiftit edhe pamje […]

Paraburgim tre të dyshuarve për dhunë në familje në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, të hënën, ka aprovuar dy kërkesa të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.G, I.G, dhe M.H, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhuna në familje”. Gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, […]

72 të shëruar në Malishevë, vetëm tri raste aktive

Një nga dy të shëruarit e fundit nga koronavirusi është nga Malisheva. Kështu ka bërë të ditur kjo komunë përmes një njoftimi për media. Sipas tyre deri tash, numri i të shëruarve ka arritur në 72 ndërkaq raste aktive janë tre pacientë. “Edhe një person nga Komuna e Malishevës, është shëruar plotësisht nga virusi i […]

Më shumë se 100 të pickuar nga rriqrat në Malishevë

Malisheva edhe në mes të pandemisë po përballet me problemin e rriqrave duke ua vështirësuar edhe më shumë situatën. Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, tha se për këtë ka filluar të bëhet dezinsektimi në gjithë komunën e Malishevës, njofton Klan Kosova. “Kemi filluar që dje me spërkatjen e fshatrave të Malishevës dhe pas dy ditësh […]

Filloi dezinsektimit i zonave endemike në Malishevë

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), sot në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar fushata e dezinsektimit të zonave endemike, kundër rriqrave, të cilët janë bartës të virusit të EHKK. Dezinsektimi i zonave endemike, bëhet në bashkërendim të aktiviteteve në mes të Komunës […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.