23-03-2026

Rajonale

S’respekton vetizolimin, i mituri kapet duke punuar edhe në kafe në Suharekë

Policia ka njoftuar inicimin e rastit, për shkelje të masave qeveritare të Pandemisë ndaj një të mituri në fshatin Reshtan të Suharekës,  i cili madje po punonte në një kafe, transmeton Gazeta e Prizrenit. “Është iniciuar rast ndaj të dyshuarit kosovar i mitur, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit dhe është hasur […]

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për vjedhje të 25 pulave dhe 4 gjela deti

Mungesa e të akuzuarit për vjedhje, Agim Çoçaj, ka bërë që të dështojë seanca e paraparë të mbahet sot, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec. Lidhur me mungesën e të akuzuarit, gjykatësi Ilir Rashaka tha se nuk kanë prova se është ftuar në mënyrë të regullt, pasi nuk është kthyer fletkthesa, raporton “Betimi […]

Një i shëruar dhe tri raste të reja me koronavirus në Malishevë

Në komunën e Malishevës është shëruar edhe një pacient nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja.Kurse tri mostrat e marra të hënën, kanë rezultur negative. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ju ka bërë thirrje qytetarëve, që në përpikmëri t’i zbatojnë vendimet dhe udhëzimet për tu mbrojtur nga ky virus, i […]

Prizren: Institucionet shëndetësore mobilizohen kundër COVID -19

Pas shtimit të rasteve me COVID-19 dhe me qëllim të marrjes së hapave për përballimin e situatës së krijuar, drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, sot ka mbajtur një takim të përbashkët me drejtorët e Drejtorive komunale të Shëndetësisë dhe drejtorët e QKMF-ve të komunave Prizren, Suharekë, Dragash dhe Mamushë. Në takim ka marrë […]

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat nga dita e enjte parashihen të dendësohen dhe si rezultatet i këtyre proceseve fizike pritet të ketë reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. […]

Kolona të gjata në hyrje të Kosovës nga Shqipëria, kosovarët kthehen nga bregdeti

Kosovarët në të shumtën e rasteve zgjedhin që verën ta kalojnë në Shqipëri. Njësoj po bëjnë edhe këtë herë. Kosovarë të shumtë zgjodhën që këtë vikend të vizitonin bregdetin shqiptar, për t’u kthyer sonte përsëri. Kolona të gjata janë shkaktuar sonte në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë, e kjo shihet mjaftë qartë edhe në një video të […]

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person në Rahovec

Në person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec. Sipas policisë rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. “Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante. […]

Dënohet me 200 euro gjobë i akuzuari për sulm në Dragash

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të mërkurën, e ka dënuar me 200 euro gjobë të pandehurin për sulm, Ramadan Mustafa. Aktgjykimin ndaj tij e ka shpallur gjyqtarja e çështjes Sabaheta Kurteshi, pasi që i pandehuri e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjyqtarja Kurteshi […]

Një vajzë kushtëzohet me publikim të fotove

Në Malishevë është arrestuar një person, i cili dyshohet se e ka kushtëzuar një vajzë për të dalë me të. Sipas policisë, i dyshuari i kishte bërë presion viktimës se nëse nuk del me të, do të ia publikojë fotot e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë pronarët e lokaleve janë të obliguar t’i zbatojnë vendimet, përfshi edhe mos organizimin e dasmave

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, sot edhe njëherë përmes mjeteve të informimit, ashtu sikur janë njoftuar edhe drejtpërdrejtë, i njofton publikisht të gjithë pronarët e lokaleve hoteliere, apo sektorin e gastronomisë, se vendimi i Qeverisë së Kosovës, e ndalon punën e tyre nga ora 21:00-05:00, e me këtë ndalohet edhe organizimi i dasmave […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.