31-07-2025

Rajonale

Aksident trafiku në Dragash, dy femra të lënduara

Dy femra që ishin pasagjere në një veturë, janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Dragash Aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave civile, ndërsa si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjere, K-Shqiptare. Referuar raportimit të policisë, ato pas tretmanit mjekësor janë liruar./GazetaePrizrenit.net

Moti sot në rajonin e Prizrenit

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Prizren temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 deri 27 gradë Celsius. Në vend ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen […]

1924: Ja një dëshmi se banorët e Mamushës, ishin shqiptarë dhe jo turq

Komuna e Mamushës është njësi administrative në pjesën jug-perëndimore të Kosovës.Në vitin 2008 Mamusha u shndërrua në Komunë dhe është ndër komunat më të vogla në Kosovë. Shndërrimi i saj në komunë u bë në kohen e decentralizimit. Mamusha është vendi i vetëm në Kosovë me shumicë Turke 93.1 %, por shumica e banorëve mbajn […]

Moti për katër ditët e ardhshme

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit gjatë javës në vijim parashihet të mbajë mot kryesisht i nxehtë. E diela kryesisht me diell. Pasdite me vranësira lokale, me mundësi për riga lokale shiu Sipas Prishtina Weather, nga dita e martë, një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet […]

Rrahje për pronë në Rahovec

Një banor i Rahovecit është lënduar, ndërsa i dyshuari është arrestuar pas një konflikti për çështje pronësore. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00. Sipas policisë, viktima (K/Shqiptar) ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një prone ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili si pasojë e sulmit kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar […]

Ish-asamblisti i Komunës së Malishevës deklarohet i pafajshëm për mos raportim të pasurisë

Ish-asamblisti i Komunës së Malishevës, Aziz Thaqi, është deklaruar i pafajshëm për mos deklarim të pasurisë, në seancën fillestare të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Pasi që aktakuza u konsideruara e lexuar, i akuzuari Thaqi ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet, […]

Dënohet me burgim arkëtarja që përvetësoi para në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykimin dënues kundër të pandehurës M. Sh, e cila ishte arkëtare në një institucion mikrofinanciar në Rahovec. Ajo kishte përvetësuar 14.200 euro dhe pagesat e ratave të kredive të 40 klientëve në vlerë prej 9777 mijë euro. “E pandehura M. Sh. është shpallur fajtore dhe është dënuar me burgim […]

Sulm e kanosje ndaj policëve në Suharekë e Rahovec

Policia sot ka njoftuar për dy raste të kanosjes dhe sulmit ndaj pjesëtarëve të saj, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’. Në rastin e parë që ka ndodhur në Suharekë, i dyshuari ka kanosur dy zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Në rastin […]

Vetura përfshihet nga zjarri në Dragash

Një veturë është përfshirë nga zjarri, pak para mesnatës në Dragash. Sipas policisë ankuesi (K-Shqiptar) ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për te lënduar. /GazetaePrizrenit.net P.S Foto […]

Komuna e Suharekës ndërpret punimet në rrugët kryesore  

Për shkak të qëndrimit të mërgimtarëve në kohën e pushimeve, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim për ndërprerjen e punimeve në akset kryesore rrugore në këtë komunë. Kjo do të zgjasë deri më 20 gusht, ndërsa Muharremaj thekson se ky ka qenë edhe premtim i fushatës zgjedhore.